CH-Ballkani
Drashkoviq: Ivanoviq u vra sipas modelit të shërbimeve të Millosheviqit
Të shtënat në Ivanoviqin janë të shtëna në Marrëveshjen e Brukselit, dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të Serbisë, konsideron Drashkoviq
Vrasja e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, sot në mëngjes, është “terrorizëm politik, i kryer sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviqit nga vitet e 90-ta”. Kështu e ka vlerësuar kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, sipas të cilit, të shtënat në Ivanoviqin janë të shtëna në Marrëveshjen e Brukselit, dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të Serbisë.
“Oliver Ivanoviq ka qenë zëri i arsyes, politikan i arsimuar dhe lider i serbëve të Kosovës, i përkushtuar për dialog me shqiptarët dhe promovues i respektimit të ligjit në hapësirën ku shumëkujt i ka penguar pikërisht për këtë”, ka theksuar lideri i SPO-së.
Drashkoviq ka shtuar se organet hetimore të Kosovës, EULEX-it dhe UNMIK-u, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet përgjegjëse të Serbisë, janë të detyruara që t’i zbulojnë kriminelët e këtij rasti.
Ndryshe, ish-lideri serbëve të veriut i vrarë sot në Mitrovicë ishte deklaruar kundër ndarjes së Kosovës, të cilën e konsideronte si ide të gabueshme të Serbisë. Në një intervistë dhënë në vitin 2008 për mediet serbe, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në nomenklaturën e parë, thotë se ndarja e Kosovës në veri ishte gabim, sepse shumica e serbëve, siç thoshte ai, jetonin në jugun e vendit.
“Edhe më tej e kundërshtoj ndarjen e Kosovës si zgjidhje sepse shumica e serbeve jetojnë në jug të Ibrit dhe në rast të ndarjes pozita e tyre do të ishte e papërballueshme”, ka thënë Ivanoviq për “Gradjanski list”.
Ivanoviq atëbotë tha se heqja dore e Serbisë nga rruga evropiane do të ishte “gabim fatal”. Ai ka vlerësuar se Serbia do të jetë në gjendje ta fillojë “betejën vendimtare politike për Kosovën”, vetëm nëse e merr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. “Në të kundërtën, nëse zgjidhet rruga e konfrontimit, të cilën e promovojnë radikalët, socialistët dhe një pjesë e Qeverisë në krye me DSS-në, Kosova do të jetë e humbur përgjithmonë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











