Integrimi
Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër
Është një javë e mbarë për gratë lidere shqiptare. Në këto ditë kur pritet që Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të pritet për vizitë shtetërore nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj. Karin Keller-Sutter, një zhvillim tjetër i rëndësishëm ka ndodhur në diasporë: Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër mbajti Kuvendin Zgjedhor, ku emëroi znj. Dr. Fatime Imeri në krye të bordit drejtues, një mesazh i fuqishëm për aftësinë dhe potencialin udhëheqës të grave në botën e biznesit.
Ajo është një profesioniste me përvojë shumëvjeçare dhe arritje të larta akademike e profesionale. Ka studiuar mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe më pas ka vijuar studimet në mikrobiologji dhe administrim biznesi në Cyrih. Doktoratën e saj e ka përfunduar në mikrobiologji molekulare, ndërsa është specializuar në kimi klinike, hematologji, imunologji dhe mikrobiologji me diagnostikë molekulare. Aktualisht ajo drejton laboratorë si në Cyrih, ashtu edhe në Bazel.

Emërimi i saj në krye të rrjetit pritet të sjellë një qasje më gjithëpërfshirëse dhe strategji të reja për forcimin e pozitës së bizneseve shqiptare në tregun zviceran dhe më gjerë. Dr. Imeri sjell një perspektivë të re dhe premtuese për zhvillimin e bizneseve të diasporës, duke përfshirë rrjetëzime dhe bashkëpunime të zgjeruara jo vetëm ndërmjet bizneseve shqiptare në Zvicër, por edhe me ato në Kosovë dhe më gjerë.
Me të marrë besimin e anëtarëve biznesmenë, Dr Fatime-Imeri Berisha ka shprehur gatishmërinë e saj për dhënë gjithë kontributin dhe përvojën e saj për të fuqizuar dhe zgjeruar bashkëpunimin me të gjitha bizneset e komunitetit shqiptar, që veprojnë në Zvicër.
Gjatë mbledhjes u diskutuan nisma konkrete, si mbështetja për start-up-e të krijuara nga diaspora dhe organizimi i një Panairi Ndërkombëtar me emërtimin “Ura Biznesi”, që synon të lidhë aktorët ekonomikë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë kuvend mori pjesë edhe z. Fehmi Fetahi, president i Bordit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, i cili shprehu entuziazëm dhe besim në vizionin e ri të rrjetit. Ai theksoi rëndësinë e arritjeve të deritanishme dhe sfidat që e presin komunitetin e biznesit shqiptar në Zvicër në rrugëtimin drejt fuqizimit të mëtejshëm ekonomik.
Udhëheqësia e Dr. Imerit përfaqëson jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të thellë ndaj fuqizimit të diasporës shqiptare. Suksesi i saj mund të shërbejë si frymëzim për shumë gra shqiptare në Zvicër , si për ato që tashmë janë pjesë e botës së biznesit, ashtu edhe për ato që synojnë të ndjekin këtë rrugë sfiduese. Ajo është një shembull i gjallë se, me dije, përkushtim dhe vizion, gratë shqiptare mund të arrijnë majat e suksesit edhe në skenën ndërkombëtare.
Rrjett të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër i është bashkuar edhe inxhineri i njohur i ndertimit Besnik Halili dhe Dorina Karanfili specialiste në kontabilitet dhe administrim biznesi arëtare.
Kryetari dhe kryesia e re e RrBSHZ:
Kryetare, Fatime Imeri Berisha
Basri Shkodra anëtar i Kryesisë
Dorina Karafili, specialiste në kontabilitet dhe administrim biznesi arëtare
Inxhnieri Besni Halili, anëtar i Kryesisë
Sara Ftehai, kontabiliste
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizatë e parë e pavarur jopolitike dhe joprofitabile, si urë lidhës e bizneseve të diasporës me vendlindjen.Tashmë funksionojnë dhjetëra rrjete biznesesh të shqiptarëve në tërë botën.
Foto: Genti Mersinaj
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













