Shëndetësi
Dozat e larta të kalciumit rritin rrezikun nga sulmi në zemër
Përdorimi i kalciumit shtesë për forcimin e eshtrave dhe për luftimin e sëmundjeve në vitet e vona mund ta rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Studimi ka zbuluar se si te meshkujt, të cilët përdorin sasi më të mëdha të kalciumit, rreziku për vdekshmëri rritet për 20 për qind. Kjo lidhje nuk është vërejtur te gjinia femërore, transmeton Telegrafi.
Qindra-mijëra persona të rritur përdorin shtesa, të cilët ua rekomandon mjeku, në mënyrë që të luftojnë kundër osteoporozës,.
Në studim kanë marrë pjesë 388 mijë njerëz dhe është zbuluar se konsumimi i shtuar i kalciumit në sasi më të mëdha se 1000 mg në ditë te meshkujt e rrit mundësinë e pësimit të sëmundjeve të zemrës dhe të vdekjes nga ato.
Studiuesit i kanë përcjellë meshkujt dhe femrat e moshave prej 50 deri në 71 vjet gjatë 12 vjetëve. Kalciumin shtesë e kanë përdorur 51 për qind e meshkujve dhe 70 për qind e femrave.
Ka shumë diferencë mes marrjes së kalciumit nga ushqimet dhe suplementet. Ky ndryshim mund të vijë ngaqë suplementet përmbajnë shumë kripëra kalciumi, ose mund të jetë nga marrja njëherësh e një doze të lartë, që trupi e ka të vështirë ta përpunojë.
Tek pjesëmarrësit që merrnin nivele të larta të kalciumit nga dieta ushqimore, mbi 1200 miligramë në ditë, nuk kishte asnjë të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës përgjatë periudhës 10-vjeçare.
Bazuar tek këto të dhëna, duhet t’u themi pacientëve se nuk ka asnjë dëm nëse hani një dietë të shëndetshme, të pasur me kalcium, madje mund t’i bëjë mirë zemrës.
Por pacientët duhet të këshillohen gjithmonë me një mjek nëse duan të marrin suplemente të kalciumit, për të marrë kështu dozën e duhur, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











