Lajme
Doza e tretë, mbrojtje 90 për qind për të moshuarit, edhe nga Omikroni
Tre muaj pas vaksinimit të tretë, mbrojtja nga shtrimi në spital është rreth 90 për qind, ka njoftuar autoriteti shëndetësor britanik UKHSA
Sipas një analize aktuale, vaksinat përforcuese (Booster) kundër koronavirusit u ofrojnë të moshuarve një nivel të lartë mbrojtjeje ndaj rrjedhës së rëndë të sëmundjes, edhe nëse janë të infektuar me variantin Omikron.
Tre muaj pas vaksinimit të tretë, mbrojtja nga shtrimi në spital është rreth 90 për qind, ka njoftuar autoriteti shëndetësor britanik UKHSA në fillim të fundjavës, transmeton albinfo.ch.
Pas vetëm dy dozave të vaksinës, mbrojtja ndaj rrjedhës së rëndë të sëmundjes, tre muaj pas vaksinimit është rreth 70 për qind, ndërsa pas gjashtë muajsh ajo është ende 50 për qind, raportojnë agjencitë e lajmeve sda dhe dpa.
Mbrojtja kundër infeksionit të koronës (me Omikron) kur kemi të bëjmë me simptoma të lehta ishte rreth 30 për qind, tre muaj pas vaksinimit përforcues.
Për të realizuar këtë studim, autoriteti britanik ka vlerësuar të dhënat nga të moshuarit e moshës mbi 65-vjeçare, të cilët kishin marrë vaksinimin përforcues disa muaj më parë.
Edhe në Britaninë e Madhe vaksinat e Biontech dhe Moderna përdoren në të gjitha grupmoshat për vaksinat përforcuese, të cilat kanë filluar vjeshtën e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













