Uncategorized
Doruntina Qerimi, automekanikja e parë në Kosovë
Doruntina Qerimi ka një profesion më ndryshe se shoqet e saja. Asaj i pëlqen të punojë me vetura, madje ka qenë ëndërr e kamotshme.
Është kjo Doruntina Qerimi nga Ferizaj, automekanikja e parë në Kosovë.
Thotë se është puna që e ka dashur gjithmonë.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/492971984670148/?t=0
“Këtë punë e ushtroj prej gjashtë vjetësh si e rregullt. Kam qenë ndihmëse e babait. Gjithmonë më ka bërë përshtypje kjo punë. “Kukullat” e mia gjithmonë kanë qenë çekani, kaqavidha, çelësat”, tregon për RTV Dukagjinin, Doruntina Qerimi.
Dëshirën e Doruntinës për këtë profesion e kishte përkrahur shumë familja e saj, përcjell Telegrafi.
“Gjithmonë kam pasur përkrahjen e babit. Edhe sot më përkrah me shpirt. Keqkuptime kemi pasur me klientë, por tash është mirë. Pres që edhe pas meje të vijnë shumë femra në këtë profesion dhe të hapin këso lloj punëtorish ato”, tregon më tej Doruntina Qerimi.
Ndërsa të shohësh një femër automekanike, për klientët nuk ishte shumë e pritshme. Por, më vonë, sipas Doruntinës, duke e parë punën e saj, edhe ata kanë mbetur të befasuar.
“Në fillim klientët më kanë pritur keq, sepse s’kanë besuar se mund të bëjë një punë të tillë një femër. Kam qenë në Shkollën Teknikë në Ferizaj, por për fat të keq nuk kam mundur të vazhdoj, sepse më kanë thënë se “nuk është profesion për ty”. Por kam shkuar bashkë më babin dhe kamë bërë të gjitha praktikat dhe sot ja ku jam…E dua shumë këtë punë. Me shumë vullnet e bëj”, tregon më tej ajo.
23-vjeçarja premton shumë. Asaj nuk i kanë penguar asnjëherë paragjykimet. Madje, ka thënë se do të vazhdojë me këtë profesion, duke u bërë thirrje edhe vajzave të tjera që të jetësojnë secilën ëndërr të tyre, transmeton RTV Dukagjini, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri













