Lajme
Shkatërrohet rrjeti i drogës me kosovarë dhe zviceranë, arrestohen 15 veta
Gjatë operacioneve të ndryshme policore janë konfiskuar rreth 35 kg lëndë të ndryshme narkotike (kokainë, marihuanë, hashash dhe MDMA) si dhe 45.000 CHF dhe 30.000 euro
Që nga dhjetori 2020, policia kantonale e Friburgut ka hetuar një tregti të madhe droge, të organizuar nga Romont.
Nga hetimet ka rezultuar se bërthama e këtij rrjeti drejtohej nga katër meshkuj të moshës 27 deri në 28 vjeç, shtetas të Zvicrës dhe të Kosovës, me banim në këtë kanton, trasnmeton albinfo.ch. Ky rrjet ishte shumë mirë i organizuar dhe i strukturuar.
Pjesëtarët e tij drejtonin tregtinë e tyre të drogës së bashku, duke përdorur njerëz të ndryshëm për detyra specifike si transporti, ruajtja ose rishitja e mallrave, shkruan polizeinews.ch.
Hetimet e kryera nga policia e kantonit, e udhëhequr nga zyra e prokurorit publik, kanë çuar në arrestimin e gjithsej rreth 80 autorëve të dyshuar. Gjatë operacioneve të ndryshme policore janë konfiskuar rreth 35 kg lëndë të ndryshme narkotike (kokainë, marihuanë, hashash dhe MDMA) si dhe 45.000 CHF dhe 30.000 euro.
15 persona janë dërguar në paraburgim për qëllime hetimi.
Hetimet më vonë kanë zbuluar se ata kishin shitur rreth 100 kg kanabis dhe më shumë se 2.5 kg kokainë, përcjell albinfo.ch. Duhet përmendur se kokaina e konfiskuar është e cilësisë së shkëlqyer dhe ka një shkallë pastërtie dukshëm më të lartë se mesatarja në tregun zviceran.
Përfundimisht, rreth 80 persona u raportuan në prokurorë në shkallë të ndryshme (nga thelbi i rrjetit te konsumatorët) dhe gjashtë autorë të dyshuar janë ende në paraburgim.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












