Gruaja
Dorina Podrimja refuzon mega ofertë nga televizioni zviceran
Modelistja shqiptare në Zvicër, Dorina Podrimja, ka refuzuar një ofertë të majme nga televizioni zviceran “3+”. Përkundër famës dhe shumës së madhe të parave që do t’ia sillte, ajo nuk ka pranuar të bëhet protagoniste e ciklit të ri të emisionit “Die Bachelorette” në Zvicër.
Televizioni zviceran “3 +” është në kërkim të një vajze, e cila do të jetë protagonistja e emisionit “Die Bachelorette” në Zvicër. Vajza e përzgjedhur do të këtë “nderin” të njihet me një numër të madh meshkujsh, me të cilët do të përjetojë eksperienca të ndryshme, ndërsa çdo javë do të largojë nga një mashkull nga shtëpia. Në fund djaloshi i mbetur, i cili pranon edhe trëndafilin e fundit, do të jetë edhe djali fatlum dhe ideal për vajzën, me të cilin mund të nisin edhe lidhjen e dashurisë. Një platformë kjo tashmë e njohur e emisioneve shumë të shikuara nëpër gjithë Evropën.
Para dy muajve një ofertë për t’u bërë “Die Bachelorette” e Zvicrës është dërguar edhe në adresë të ish-kandidates për “Miss Zvicra 2013”, Dorina Podrimja. “Kur më ka ardhur oferta, kam qeshur shumë”, thotë Dorina për albinfo.ch.
Kriteret për t’ u pranuar kanë qenë që vajza të jetë e bukur, inteligjente, karizmatike dhe jo e dashuruar. Ndonëse Dorina të gjitha këto kritere i plotëson, ajo pa menduar dy herë, e ka refuzuar. “E kam refuzuar menjëherë”, thotë ajo. ”
“E para: karakteri im nuk më lejon të jem pjesë e këtyre emisioneve dhe, së dyti: nuk dua të gjej fatin e jetës sime në shou programe televizive”, pohon 24-vjeçarja, e cila banon në kantonin Solothurn.
Me këtë refuzim, përveç famës së madh,e ajo ka humbur edhe një shumë të majme parash, mirëpo vajza me prejardhje gjakovare nuk është penduar aspak për vendimin e saj: “Jo, jo aspak nuk jam penduar. E di që këto shou spektakle paguhen me shuma të mëdha parash, por nuk më duhet as fama dhe as paraja në këtë mënyrë”, shprehet ajo për albinfo.ch.
Dorina është ende beqare. E, derisa të gjejë princin e jetës, ajo është e përkushtuar duke bërë fotoshooting dhe sfilata të modës.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











