Shkurt.ch
Dorëzohet Iniciativa kundër blerjes së Aeroplanëve luftarakë
Sipas kundërshtarëve të blerjes, iniciativa e dorëzuar sot përmban më shumë se 100 mijë nënshkrime, që mjaftojnë për tu hedhur iniciativa në referendum
Në zyrën federale, kompetente për regjistrimin e iniciativave në Bernë ka arritur iniciativa për referendum kundër blerjes së aeroplanëve lufttarakë „Grippen“. Më herët vitin e kaluar qeveria federale kishte marrë vendim për blerjen e aeroplanëve suedezë të këtij tipi, blerje kjo që është kundërshtuar nga një pjesë e opinionit dhe spektrit politik zviceran.
Sipas kundërshtarëve të blerjes, iniciativa e dorëzuar sot përmban më shumë se 100 mijë nënshkrime, që mjaftojnë për tu hedhur iniciativa në referendum.
Komiteti i themeluar për këtë iniciativë përbëhet nga organizata “Grupi për Zvicrën pa Ushtri”, Partia Socialdemokrate, të Gjelbrit dhe organizata të tjera të spektrit të majtë.
Sipas orarit të përcaktuar, referendumi do të mbahet më 18 maj të këtij viti.
Sipas vendimit të qeverisë, të miratuar edhe nga parlamenti në vjeshtën që shkoi, Zvicra do të blejë 22 aeroplanë luftarakë për 3.1 miliardë franga.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













