Shkurt.ch
Dorëzohet avioni në shërbim të Qeverisë zvicerane
Një avion afarist i shërbimit të transportit ajror, i është dorëzuar të martën Konfederatës zvicerane dhe forcave ajrore.
Avioni i ri afarist i shërbimit të transportit ajror të Konfederatës (STAC), është dorëzuar të martën në prani të Ueli Maurer, president dhe përfaqësues i Konfederatës, Oskar J. Schwenk, kryetar i bordit të drejtorëve të Pilatus, si dhe të divizionerit Bernhard Müller, komandant i forcave ajrore zviceriane. Pilatus PC-24 është vendosur në bazën federale në aeroportin Berne-Belp dhe tani është në dispozicion të qeverisë për udhëtime.
Ekzaminimet për blerjen e një PC-24 Pilatus për shërbimin e transportit ajror të Konfederatës (STAC) filluan në 2013/2014. Vendimi për ta blerë, marrë nga Këshilli Federal në korrik 2014, si dhe njoftimet publike të bëra gjatë ceremonisë së inaugurimit dhe përvjetorit në Pilatus më 1 gusht 2014, shënuan nisjen e projektit PC-24 për STAC.
Projekti përfundoi me dorëzimin simbolik të “çelësave” të avionit nga kryetari i bordit, Oskar J. Schwenk, tek presidenti i Konfederatës, Ueli Maurer. Në të ardhmen, qeveria zvicerane do të lëvizë në një avion të zhvilluar dhe prodhuar në Zvicër. PC-24 është pilotuar nga pilotët e forcave ajrore të Zvicrës. Avioni i prodhuar në Zvicër zëvendëson një avion që ka arritur në fund të jetës së tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











