Lajme
Dorëhiqen Bukoshi dhe Haraqija
Zëvendëskryeministri dhe zëvendësministri, këtë akt e kanë bërë për hir të respektimit të procedurave ligjore, që po zhvillohen ndaj tyre
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi dhe lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Astrit Haraqija deri në përfundimin e procesit gjyqësor”, thuhet në një komunikatë të kryeministrisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Bukoshi dhe zëvendësministri Haraqija këtë akt e kanë bërë për hir të respektimit të procedurave ligjore, që po zhvillohen ndaj tyre dhe me qëllim të krijimit të hapësirës për organet e drejtësisë për të kryer misionin e tyre, vazhdon tutje komunikata
Bukoshi dhe Haraqija theksojnë se do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, të bindur në pafajësinë e tyre.
Në komunikatë theksohet po ashtu se dy të dorëhequrit, si përfaqësues të Listës Ibrahim Rugova, do të mbeten partnerë koalicioni në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar mirëkuptim ndaj këtij akti moral dhe juridik të dy zyrtarëve.
“Duke e falënderuar z.Bukoshi dhe z.Haraqija për punën e tyre në Qeveri, kryeministri Thaçi nga sot i liron ata nga detyrat që i kanë ushtruar deri më tani”, thuhet veç tjerash në komunikatë.
Ndryshe Buajar Bukoshi ka qenë kryeministër në ekzil i Qeverisë së Kosovës gjatë viteve ’90 kur Kosova zyrtarisht administrohet nga regjimi i dhunshëm i Serbisë. Ai ka përfaqësuar “fondin 3 për qind”, ndërsa pas përplasjeve me drejtuesit e ish partisë së tij LDK, ai formoi një parti të re e cila nuk i siguroi perspektivë politike.
Bukoshi pas luftës ka enë ministër i Shëndetësisë, ndërsa tani edhe zëvendëskryeministër. Ndërsa Astrit Haraqija, ish-kryeshef i komunës së Gjakovës, në nomenklaturën e dytë qeverisëse u emërua ministër i Kulturës, ndërsa në këtë qeveri zëvendësministër i Financave. Të dy këta politikanë njihen për qëndrime kontroverse, ndërsa së fundi përfaqësojnë “Listën Ibrahim Rugova”, e cila në zgjedhjet e fundit fitoi vetëm një deputet.
Edhe Bukoshi edhe Haraqija së fundi janë gjet në një aktakuzë të EULEX-it që i ngarkon ata me keqpërdorim të parasë publike.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









