Kosova
Dorëheqja e Ramush Haradinajt merr vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare
Një ftesë nga Gjykata Speciale, e cila e kishte thirur si të dyshuar, ka bërë që Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të japë dorëheqje nga posti i tij.
Reagime të shumta janë thënë pas dorëheqjes së tij, e cila erdhi në fund të mbledhjes së tij të fundit të kabinetit qeveritar.
BBC ka shkruar kështu: “Ramush Haradinaj, 51 vjeç, shërbeu si komandant rebel në konfliktin e Kosovës 1998-1999, që përfundimisht çoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ai tha se ai dha dorëheqjen në mënyrë që ai të mund të ndiqte gjykatën si një qytetar i zakonshëm. Haradinaj, i cili mohon akuzat për krime lufte, është gjykuar dhe është liruar dy herë në gjykatën e OKB. “Kam marrë një thirrje nga gjykata speciale si një i dyshuar dhe u ofrua për të shkuar si kryeministër ose si qytetar i zakonshëm i Kosovës”, u tha ai gazetarëve të premten. “Unë zgjodha këtë të fundit.” “Përgjegjësia tani shkon te presidenti për të filluar konsultimet për të caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme”, shtoi ai. Haradinaj tha se do të merret në pyetje javën e ardhshme”.
Edhe New York Times ka shkruar për dorëheqjen e Haradinajt, duke pasuar më pas edhe me gazetat si Euronews, The Washington Post.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











