Shkurt.ch
Dordoleci “Böög” parasheh një verë të freskët
Në Cyrih për çdo vit në prill mbahet festa tradicionale me elemente pagane “Sechseläute” që shënon edhe fillimin e stinës së ngrohtë. Në qendër të kësaj feste popullore është “Böög” një lloj dordoleci i bërë nga tekstili me dinamit brenda, i cili vendoset në majë të një shtylle dhe i vihet zjarri. Në varësi të kohës që i nevojitet deri te eksplodimi i “Böog”-ut, sipas besëtytnive popullore do të mbajë stina e verës. Kur eksplodimi zvarritet më gjatë atëherë do të kemi verë më të freskët. Pikërisht kështu ka ndodhur sot.
Plot 20 minuta e 39 sekonda është dashur të kalojnë deri në shpërthimin e dordolecit gjë që është tregues për një verë të freskë që na pret.
Ndryshe, festa “Sechseläute” zgjat dy ditë dhe për nder të saj bëhen dy parakalime të mëdha: njëri, i fëmijëve, ku ata parakalojnë me veshje të ndryshme kombëtare e regjionale dhe tjetri, parakalimi i të rriturve sipas profesioneve ose “Zunft”-eve (ngjashëm me “esnafet”). Në parakalimin e parë marrin pjesë rregullisht edhe fëmijët shqiptarë me veshjet e tyre të bukura e të larmishme kombëtare. Prej më shumë se 10 vitesh shqiptarët përfaqësohen nga Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota”.
Festa secilin vit ka mysafir nga një kanton ndërsa këtë vit për herë të parë “mysafir” i qytetit të Cyrihut ka qenë Kantoni i Cyrihut.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









