Shkurt.ch
“Dönerët” në Zvicër nuk janë “hallall”
Sipas një njoftimi të hënën, ICCS ka ekzaminuar mostrat laboratorike të restoranteve më të frekuentuara të ushqimit të shpejtë “Takeaway” në nëntë qytete të Zvicrës
Një laborator i Bernës ka treguar se në shtatë prej njëzet mostrave të mishit të “donerit” zviceran është gjetur përmbajtje e mishit të derrit. Përqindja megjithatë ishte shumë e ulët. Një hulumtim i tillë vjen me kërkesë të Këshillit Islamik të Zvicrës (ICCS).
Sipas një njoftimi të hënën, ICCS ka ekzaminuar mostrat laboratorike të restoranteve më të frekuentuara të ushqimit të shpejtë “Takeaway” në nëntë qytete të Zvicrës.
Mishi në këto restorante të ushqimit të shpejtë nga Berna, Bieli, Lucerni, Gjeneva, Winterthuri dhe Kreuzlingeni ka një pjesë të mishit të derrit. Bëhet fjalë për një përqendrim prej më pak se 0.1 për qind.
“ICCS” prandaj mendon se mishi i derrit nuk ishte përzier me qëllim ose me vetëdije në “donerët” e Zvicrës.
Megjithatë, ICCS ishte shqetësuar për këtë përzierje. Presidenti i ICCS-së, Nicolas Blancho, citohet të ketë thënë: “Kjo është thjesht një çmenduri”.
ICCS sipas njoftimit të hënën ka dyshuar për një kohë të gjatë që “donerët” zviceranë nuk janë gjithmonë pa mish derri që është i ndaluar për besimtarët myslimanë.
Për më tepër, ICCS kishte kërkuar një ekzaminim të donerëve, duke u nisur nga përvoja gjermane. Javën e kaluar televizioni gjerman “RTL” pas hetimeve të bëra në disa mostra të restoranteve të shqimit të shpejtë në Gjermani kishte konfirmuar praninë e mishit të derrit në “dönerët” gjermanë deri në shtatë për qind.
Njerëz të ICCS-së, të cilët janë marrë me hulumtimin javën e fundit në nëntë qytete zvicerane kanë pyetur secilin prej pronarëve të restoranteve të ushqimit të shpejtë nëse mishi është “hallall”, d.m.th i përgatitur sipas rregullave të fesë islame.
Sipas të dhënave të kontrolleve, ICCS që nga fundi i vitit 2011 është duke shqyrtuar mundësinë për të lansuar ushqimet zvicerane “hallall”.
Skandali evropian me mish kali ka nisur me zbulimin e mishit të kalit në ushqimet e gatshme me produkte mishi “lasagne”. Laboratorët në disa vende evropiane kanë konfirmuar praninë e mishit të kalit në produktet e viçit, duke përfshirë edhe Zvicrën.
Diskutimet për deklarimin e rremë të prodhimeve të ushqimit po zgjerohen gjithnjë e më shumë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










