Kosova
Dokumenti evropian: Serbia duhet ta njohë Kosovën para se të anëtarësohet në BE
Referuar një dokumenti të diplomatëve evropianë, thuhet se nëse tani Serbia e shmang anëtarësimin e Kosovës në OKB, që interpretohet si njohje joformale e Kosovës, pas disa vitesh pritet që Serbia ta bëjë këtë zyrtarisht, shkruan Nova.rs, përcjell albinfo.ch.
Fjalia që përshkon pothuajse në mënyrë të padukshme tekstin e dokumentit, i cili buron nga kuzhina e diplomatëve evropianë që punojnë në zbatimin e Marrëveshjes Evropiane, është se njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës do të ndodhë me hyrjen e tyre në Bashkimin Evropian.
Në pjesën ku krahasohet propozimi evropian për Kosovën me modelin e dy Gjermanive, thuhet:
“Republika Federale e Gjermanisë nuk e ka njohur kurrë Republikën Demokratike Gjermane dhe anasjelltas. Megjithatë, Traktati Themelor i vitit 1972 bëri të mundur që dy Gjermanitë të pranonin realitetin e ekzistencës së tjetrës. Kjo gjithashtu u mundësoi vendeve perëndimore të zhvillojnë marrëdhënie me RDGJ. Nëse Serbia dhe Kosova vazhdojnë me vendosmërinë e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, së shpejti do të ndodhë normalizimi i plotë përmes njohjes reciproke. Tani për tani, bashkëjetesa përmes bashkëpunimit dhe marrëdhënieve paqësore, pavarësisht dallimeve, është e vetmja gjë që bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Serbia dhe Kosova”.
Me këtë rast, analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, tha për Nova.rs se për të gjithë është e qartë se kjo është rruga, por që nuk do të ndodhë me vite.
“Realisht, edhe Serbia, edhe Kosova janë larg anëtarësimit në BE. Pra, diplomatët evropianë padyshim po japin kohë të mjaftueshme që situata të qetësohet. Tani vetëm po thuhet meqë ra fjala, por nuk është nën presion për momentin. Është, pra, çështje vitesh, çka i bën lëshim edhe Beogradit edhe Prishtinës që ta “gëlltisin” më lehtë këtë marrëveshje. Dhe ajo që kemi pasur rastin të shohim tani është e shkruar diplomatikisht me shumë mjeshtëri. Vlera më e madhe e këtij dokumenti është se tregoi se Perëndimi është shumë i përkushtuar ndaj problemit të Kosovës”, përfundon Jakshiqi
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











