Lajme
Doktori shqiptar Driton Gjukaj merr çmim të rëndësishëm për punën e tij
Doktori me prejardhje shqiptare Driton Gjukaj ka marrë çmim të rëndësishëm në Valencia të Spanjës për punën e tij si përfaqësues i Zvicrës.
“I nderuar që kam marrë çmimin Thea Trophy 2022-2023 si fitues kombëtar për Zvicrën me temën “Kur çrregullimi i sipërfaqes së syrit komprometon kirurgjinë e syrit”. Pjesëmarrja në ceremoninë sot në Valencia, Spanjë, dhe prezantimi i raportit tonë të rastit në sesionin e posterit gjatë kongresit EVER EVER ishte vërtet një përvojë pasuruese”, shkruan Gjukaj.
Ai e vazhdon falenderin për ata që e përkrahën.
“Një falenderim i përzemërt për Prof. Todorova dhe Prof. Valmaggia për mbështetjen, dhe një thirrje speciale për Armin Schnider nga Thea për organizimin e patëmetë. Mirënjohës për mundësitë dhe mësimet e nxjerra”, shkruan doktori shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Driton Gjukaj është mjek i oftamologjisë në spitalin kantonal të St. Gallen në Zvicër.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












