Koronavirusi: çast pas çasti
Doktorët shkencorë bëhen miliarderë
Më i famshmi mes miliarderëve të rinj është Uğur Şahin, bashkëthemeluesi i BioNTech

Pandemia e COVID-19 ka ndihmuar 50 krerët shëndetësorë të botës të bëhen miliarderë, gjysma e të cilëve vijnë nga Kina, sipas raportimit të fundit të revistës Forbes.
Pandemia që raportohet se ka vrarë deri tani rreth 1.7 milionë njerëz ka detyruar qeveritë të shikojnë nga krerët e industrisë së shëndetësisë për të ndihmuar me vaksinimin, siç ndodhi me grupet Moderna e Pfizer që plotësuan zotimet e tyre për krijimin e vaksinës para fundit të 2020.
Dozat e këtyre dy vaksinave janë shpërndarë në SHBA e Britani, çka ka bërë që rreth 50 doktorë, shkencëtarë dhe biznesmenë të shëndetësisë të arrijnë këtë vit statusin e miliarderit, sipas revistës Forbes.
Më i famshmi mes miliarderëve të rinj është Uğur Şahin, bashkëthemeluesi i BioNTech, bashkë-krijuese e vaksinës Pfizer, dhe Stéphane Bancel, kreu i kompanisë me bazë në Massachusetts, Moderna, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Şahin ka arritur pasurinë prej $4.2 miliardë që prej janarit ndërsa Bancel ka arkëtuar $4.1billion, sipas Forbes.
Aksionet e BioNTech janë rritur në vlerë me 160 përqind që prej partneritetit me Pfizer për krijimin e vaksinës.
Fancezi Bancel, u bë drejtor ekzekutiv i Moderna në 2011. Ai arriti miliardin e tij të parë në mars pasi shiti më shumë se 1 milionë aksione të kompanisë kur vlera e tyre ishte rritur me 550 përqind.
Mes miliarderëve të tjerë të rinj përfshihen Yuan Liping, pasuria e të cilës arriti në $4.1 miliardë pas divorcit nga Du Weimin in June.
Yuan, e cila zotëron 24 përqind të grupit prodhues të vaksinës, Shenzhen Kangtai, u bë gruaja më e pasur në Kanada pas divorcit të tyre.
Hu Kun, drejtues i grupit kinez Contec Medical Systems, gjithashtu u bë miliarder këtë vit me një pasuri prej $3.9 miliardë.
Kompania e tij prodhon pajisje pë spitale si avullues lëngu, stetoskope dhe monitorë të tensionit të gjakut.
Carl Hansen, nga Kanada, zotëron tashmë $2.9 miliardë si drejtues i kompanisë AbCellera.
AbCellera është një kompani teknologjike që përdor inteligjencën artificiale për identifikimin e anti-trupave si trajtim për sëmundjet.
Timothy Springer, i cili ka investuar 5 milionë dollarë te grupi Moderna në 2010 tashmë zotëron 2 miliardë.
Imunologu zotëron 3.5 përqind të aksioneve të Moderna që tashmë kanë një vlerë prej $1.6 miliardë.
Sergio Stevanato zotëron $1.8 miliardë si president i kompanisë së paketimeve mjekësore Stevanato Group, prodhuesi i dytë në botë për shishkat e xhamit të mjekimeve dhe lëngjeve të injeksioneve.
Kompania e tij prodhon shishkat për 40 vaksina COVID-19.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor