Lajme

Doganat dhe ATK-ja, 212 milionë euro për 3 muaj

Nëse vazhdohet me këtë ritëm atëherë do të përmbushen pritjet e Qeverisë, ka thënë drejtori i doganave, Huruglica

212 milionë euro janë derdhur në buxhetin e Kosovës vetëm në tre muajt e parë të vitit. 150 milion prej tyre janë mbledhur nga doganat e Kosovës ndërsa 62 milionë nga ATK-ja.

Drejtori i doganave Naim Huruglica është shprehur i kënaqur me të mbledhurat e doganave dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm atëherë do të përmbushen pritjet e Qeverisë ngase vetëm në 2 javët e para të prillit doganierët kanë arritur të mbledhin 30 milion euro.

Sipas Hurulglicës është rritur edhe eksporti në 20 % ndërsa importi 6. 6 %. Ai ka potencuar se doganat janë të vendosura të konfiskojnë çdo medikament që futet ilegalisht në kufijtë  e Kosovës.