Uncategorized
Dogana mbetet “hambari” i buxhetit të Kosovës
Dogana brenda këtij viti ka mbledhur 934 milionë euro ose 55 milionë më shumë se vitin e kaluar

Dogana e Kosovës vazhdon të mbetet “hambari” i buxhetit të Kosovës duke inkasuar për çdo muaj rreth 100 milionë euro. Sipas njoftimit zyrtar, dogana brenda këtij viti ka mbledhur 934 milionë euro ose 55 milionë më shumë se vitin e kaluar, duke dëshmuar se ky institucion po vazhdon me një performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave.
“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6.2 për qind më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 55 milionë euro më shumë. Pra gjatë vitit 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 879 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 934 milionë euro”, thuhet në një komunikatë nga Dogana e Kosovës.
Edhe me matjen kundrejt projeksionit buxhetor dogana ka arritur të kalojë projeksionet e Qeverisë derisa sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrij parashikimin e buxhetit që është përcaktuar në 1 miliard e 100 milionë euro.
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht