Lajme
Dogana gjermane kap dy persona me 800 litra alkool ilegal nga Shqipëria
Zyra kryesore doganore e Augsburgut, Gjermani, ka ndaluar të martën dy furgonë që kishin ngarkuar sasi të mëdha alkooli
Njësia e kontrollit të trafikut në zyrën kryesore doganore në Augsburg ka ndaluar dy furgonë me regjistrim anglez pak pas mesnatës së të martës në pikën kufitare në Füssen-Ziegelwies dhe i ka kontrolluar ata.
Të dy shoferët deklaruan se po bartnin bagazhe në Britaninë e Madhe nga Shqipëria përmes Italisë dhe Austrisë, shkruan gazeta Stadtzeitung e Augsburgut.
Shtetasi shqiptar T. është prezantuar si pronar i një kompanie transporti dhe ka deklaruar se nuk kishte ngarkuar asnjë mall që i nënshtrohej akcizës ose mallrave të ndaluar, transmeton albinfo.ch.
Por, siç raporton zyra kryesore doganore në Augsburg, ka mjaftuar një shikim i thjeshtë në furgon për të zbuluar një numër të madh bombolash, bidonesh dhe shishesh plastike të rimbushura. Duke marrë erë, doganierët gjetën alkool në shishet në fjalë.
Për këtë arsye, me mbështetjen e Policisë Federale të Kemptenit, automjetet u shoqëruan në zyrën doganore në Kempten dhe të gjitha ngarkesat u shkarkuan atje.
Në makina janë gjetur 20 bombola (10 deri 30 litra), 33 shishe të mëdha ( bidonë prej 5 deri 8 litrash) dhe 133 shishe të vogla (0,5 deri 2,5 litra) me gjithsej 810.5 litra alkool me përmbajtje të lartë, përcjell albinfo.ch. Meqenëse mallrat, sipas dy shoferëve ishin destinuar për tranzit në Gjermani, nuk ishin të shoqëruara nga dokumentet përkatëse.
Për këtë arsye, dogana i ka caktuar taksën e alkoolit prej 4,224,33 euro.
Enët që përmbanin alkool u sekuestruan pasi detyrimi tatimor nuk mund të paguhej në vend, përcjell albinfo.ch. Procedimet penale të taksave janë iniciuar kundër shoferit dhe është vendosur një depozitë sigurie prej 7,035 eurosh për gjobat dhe kostot.
(Foto: Zoll Deutschland)
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












