Lajme

Do të çojë kamionin e shkatërruar në Shqipëri, e dënon policia

Në orët e hershme tëmëngjesist të sotëm është ndaluar në autostradën A8 në drejtim të Salzburgut një shqiptar që ngiste një kamion. Me rastin e kontrollimit të bërë, policia ka konstatuar se, kamioni të cilin shqiptari 30 vjeçar e kishte blerë një ditë më parë, nuk i plotësonte kushtet për të qarkulluar në rrugët e Austrisë, shkruan orf.at.

Me rastin e ekspertizës teknike u konstatua se mungonin disa pjesë dhe se njëri nga frerët ishe jashtë funksionit. Nisur nga kjo gjendje, kamioni u bllokua dhe shoferit iu kushtëzua vazhdimi i rrugës me riparimin e kamionit, transmeto albinfo.ch. Përveç detyrimit për ta riparuar, që do t`i kushtojë jo pak, shqiptarit i janë marrë edhe disa qindra euro si sigurim për kamionin.

30 vjeçari e kishte blerë këtë makinë, sigurisht të vjetër, për ta dërguar në Shqipëri.