Lajme
Djathi më i mirë për vitin 2021
Një djathë i butë dhie nga Spanja, është fituesi i vendit të parë në konkursin “World Cheese Awards”, duke mposhtur 4079 aplikime nga më shumë se 40 vende të botës. Djathi fitues i quajtur Olavidia mori 103 vota, duke lënë pas atë francez, Fromagerie Berthaut.
Sipas jurisë gjykuese, djathi spanjoll spikati për teksturën e pasur dhe kremoze, si dhe për aromën e veçantë. Fituesi i mëparshëm ishte një djathë blu, Rogue River Blue, kampioni i parë amerikan për këto çmime.
Juria përzgjedhëse përbëhej nga 16 gjyqtarë, të cilët vlerësonin cilësinë e djathërave, sipas disa kritereve: tekstura, aroma, shija, mënyra e prodhimit etj. Të gjitha këto karakteristika u plotësuan nga Olavidia spanjolle. Titulli i tij është “Djathi Kampion Bote”, tha për CNN, John Farrand, organizator i këtij konkursi. “Gjyqtarët e konsiderojnë djathin më të mirë në botë. Ka kurorën e re”.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













