Sport

Djali i Zidanes në Superligën e Zvicrës

Djali i Zinedine Zidane, Enzo, ka rënë dakord të bashkohet me Lausannen nga Alaves, ka njoftuar klubi spanjoll të dielën, përcjell albinfo.ch.

Mesfushori 22-vjeçar kishte luajtur vetëm dy herë në La Liga për Alaves që kur u bashkua në korrik pas tre vjetësh me ekipin B të Real Madridit.

Alves e ka falënderuar lojtarin për profesionalizmin e tij gjatë kësaj sa kaloi në Alaves.

Lojtari ka postuar një fotografi të tij në “Instagram” të shtunën me pushime në Dubai me familjen e tij, por nuk përmendi asgjë për një milion pasuesit e tij në lidhje me këtë veprim.

Lausanne aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Superligën zvicerane.