Kosova
“Ditët e Agimit 2025” në Zhegër, kujtohet heroi Agim Ramadani

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit”, në Zhegër kanë nisur aktivitetet e manifestimit tradicional “Ditët e Agimit 2025”, që i kushtohet heroit kombëtar Agim Ramadani, shkruan albinfo.ch.
Edhe këtë vit është mbajtur manifestimi tradicional “Ditët e Agimit 2025” që i kushtohet heroit kombëtar Agim Ramadanit.
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit”, në Zhegër kanë nisur aktivitetet në ditët e para të muajit maj.
Në hapje të manifestimit, përveç kryetarit Hyseni, morën pjesë edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, kryetari i Këshillit të fshatit Zhegër, Qahil Halili, familjarë të heroit Agim Ramadani, si dhe qytetarë të shumtë që i janë bashkuar aktiviteteve përkujtimore dhe kulturore.
Aktivitetet nisën me turneun në futboll të vogël “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”, për të vijuar në me ndezjen simbolike të “Flakadanëve të Lirisë”, kushtuar 114 dëshmorëve të rënë në betejën heroike të Koshares, një nga faqet më të ndritura të luftës për çlirimin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se përmes këtyre aktiviteteve synohet jo vetëm të nderohet kujtimi i një figure të jashtëzakonshme si Agim Ramadani, por edhe të rinohet kujtesa kolektive për vlerat e lirisë, guximit dhe atdhedashurisë që ai përfaqëson.
“Për tri ditë me radhë, do të kujtojmë Agimin jo vetëm si hero të luftës, por edhe si simbol i kulturës, sportit dhe fjalës së lirë”, u shpreh Hyseni.
Manifestimi vazhdoi më 4 maj me aktivitete të shumta përkujtimore dhe kulturore. Më 2 maj, u mbajtt aktiviteti poetik “Muza e Agimit”, ku poetë nga të gjitha trojet shqiptare recituan poezi kushtuar heroit, duke theksuar dimensionin kulturor të jetës dhe veprës së tij.
Ngjarja u zhvillua në Shkollën e Mesme të Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër, dhe mblodhi poetë të përzgjedhur nga mbarë vendi, të cilët sollën para publikut vargjet e tyre në një aktivitet me karakter garues. Juria profesionale, e përbërë nga Anton Nikë Berisha, Linditë Ramushi Dushku dhe Xhevat Latifi, përzgjodhi tre poezitë më të mira të këtij edicioni, shkruan albinfo.ch.
Çmimi i parë iu dha poetit Xheladin Rexhepi nga Ferizaj, vendin e dytë e fitoi poetja Zanë Mali nga Viti, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Muhamet Halilin nga Gjilani.
Ndërkaq, më 3 maj u shënua “Dita e Shkollës” dhe ditëlindja e Agim Ramadanit, ndërsa u mbajt edhe “Tubimi Qendror – I këndojmë Agimit”, me pjesëmarrjen e yjeve të estradës shqiptare.
Programi përmbyllet më 4 maj me turneun tradicional në snooker, garën ndërkombëtare në karate dhe memorialin e peshkatarisë të organizuar nga SHPSR “Cormoran” në Gjilan.
“Ditët e Agimit” mbeten një nga manifestimet më të fuqishme përkujtimore në Kosovë, duke bashkuar artin, sportin dhe historinë në nderim të një figure të paharrueshme si Agim Ramadani, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary” Sopranoja me origjinë shqiptare, Ana Naqe, ka realizuar një sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare, duke...
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
-
Rrugëtimi i Arlindës drejt suksesit në Zvicër
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi