Kosova
Dita pa makina shënohet me shumë aktivitete në Prishtinë
Dita Ndërkombëtare pa Makina është shënuar me disa aktivitete në kryeqytet
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Prishtinës, SHFMU “Shkolla e Gjelbër” dhe OJQ-të “REC”, “GAC”, e “Let’s do it Kosova”, e kanë shënuar këtë ditë me aktivitete sensibilizuese, ku u përfshin edhe bllokimi i disa rrugëve të kryeqytetit për automjete.
Kjo u mundësoi biçiklistëve lëvizje më të lehtë. Në këtë aktivitet u kërkua që kryeqyteti të bëjë shtigje të veçanta për biçikleta.
Aktiviteti i sotëm u mbajt në kuadër të fushatës tremujore “Ta pastrojmë Kosovën”, ku drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit premtuan se gjatë vitit 2019 do të përkrahin projekte për shtimin e hapësirave të gjelbra dhe krijimin e shtigjeve të reja për biçikleta.
Drejtoresha e shkollës fillore “Shkolla e Gjelbër”, Fahrije Retkoceri, ftoi që të gjithë të kontribuojnë dhe të investojnë për një sistem në dobi të shëndetit, siç është Shkolla e Gjelbër.
Ndotja e mjedisit, sipas Retkocerit, tashmë është një fakt i hidhur. Ndërsa, Luan Hasanaj, drejtor i “Let’s do it Kosova”, ka thënë se kjo është java më e rëndësishme për mjedisin në Kosovë.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













