Kosova
Dita e Pavarësisë
Pavarësia e Kosovës i ‘bën’ 10 vjet. Ishte 17 shkurti kur Kosova shpalli Pavarësinë, ndërsa tani njihet nga 116 shtete anekënd botës

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 18 shkurt 2008, Afganistani ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur. Më 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, ministër i Jashtëm i Suedisë, shkruan albinfo.ch.
Shtetet që e njohën Kosovën
Deri më tani 116 shtete, nga të cilët 111 nga 193 shtete anëtare të OKB kanë njohur Republikën e Kosovës dhe tre shtete që nuk janë anëtare të OKB-së. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28). 24 anëtarë të NATO-s nga 28 gjithsej e kanë njohur Kosovën.
Nga fqinjët e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë dhe Mali i Zi e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia vazhdon të kundërshtojë Pavarësinë e Kosovë, ashtu si edhe Rusia, por edhe Kina.
Flamuri
Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt 2008. Flamuri ishte rezultat i një gare ndërkombëtare për dezinjimin e tij, organizuar nga UNMIK i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku u dorëzuan gati një mijë punime. Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dezinjuar nga Muhamer Ibrahimi. Ajo ka gjashtë yje të bardhë në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu. Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës.
Himni
“Evropa” është himni zyrtar i Republikës së Kosovës. Himnin e Kosovës e kompozoi Mendi Mengjiqi. Himni “Evropa” u realizua më 11 qershor 2008 dhe nuk ka tekst, u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 72 vota për dhe 5 kundër. Më 12 mars 2009, Kuvendi i Republikës së Kosovës vendosi të hap një konkurs për Himnin e Kosovës. “Himni Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” i kompozuar nga kompozitori Rauf Dhomi nuk u zgjodh. Himni i Evropës u dëgjua shpesh gjatë ceremonive të ndryshme dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Himni i Flamurit, himni zyrtar i Shqipërisë nga viti 1912 ishte himn edhe për Kosovën deri tek vitet 90-ta kur Kosova u administrua nga Kombet e Bashkuara. Më vonë për himnin e Kosovës është thënë se ka tekst.
Deklarata e Pavarësisë
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani takon të rinjtë shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar një grup të rinjsh shqiptarë gjatë pjesëmarrjes...
-
Projekte nga Kosova prezantohen në Simpoziumin “Integrated People-Centred Care” më 2 shtator në Basel
-
Bernë: Në Ambasadën e Shqipërisë ka nisur shpërndarja e librave shqip për nxënësit shqiptarë
-
4 emra, një çmim: Kush do të jetë “Sipërmarrësi shqiptar i vitit 2025” në Zvicër?
-
Elektricistët shqiptarë në Zvicër takohen për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash
Jeta në Austri
-
Studimi: Kërkesa për ftohje në Austri mund të dyfishohet deri në vitin 2050 Kërkesa e Austrisë për ftohje mund të dyfishohet deri në vitin 2050, me qytetet që përballen...
-
Austri: Kërkohen ligje më të rrepta për armët
-
Austri: Mungesë stafi para fillimit të shkollës
-
2,220 € për fëmijë në vit: Arsimi si një “blerje” e shtrenjtë në Austri
-
Salzburgu teston për herë të parë “kamerat e zhurmës”