Kosova
Dita e katërt e barrikadave
Veriu vazhdon të jetë i bllokuar, shkollat nuk hapen as sot
Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, katër ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, përcjell albinfo.ch.
Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudar, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak janë mbyllur, ndërkaq shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Dje nuk është raportuar për ndonjë incident, por e shtuna dhe e diela u karakterizuan me zhvillime të shumta.
Policia e Kosovës të shtunën u gjend nën breshërinë e zjarrit me armë të lehta në disa lokacione dhe u kundërpërgjigj në vetëmbrojtje, njoftuan në një komunikatë për media.
Ndërkohë, një shok-bombë është hedhur në veturën e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Nuk ka pasur të lënduar.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd, në një deklaratë të përbashkët, bënë thirrje që të hiqen barrikadat e vendosura në ato zona.
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe Britania e Madhe, e cila po ashtu tha se pret që të hiqen barrikadat ilegale të vendosura në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.
Ndërkohë në Kosovë po vazhdon të qëndrojë i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili dje ka pasur takim me krerët e shtetit ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në veri.
Në anën tjetër, autoritetet serbe kanë vazhduar me gjuhën e militarizuar referuar ngjarjeve në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se më 15 dhjetor do t’i drejtohen Komandantit të KFOR-it për kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44.
Ish polici serb, Dejan Pantiq, është ndaluar nën dyshimin se ka organizuar sulmin në zyrat e KKZ-së në veri të vendit, me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.
Me këtë vepër, Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










