Maqedonia
Dita e Armatës së Maqedonisë, ushtarët shqiptarë të diskriminuar
Shqiptarët, me përfaqësim shpërfillës në ushtrinë maqedonase.
Në listën e njësitit ushtarak elitar “Ujqit” nuk gjendet asnjë emër shqiptar, edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të funksionarëve shqiptarë për përfaqësim të denjë në mbrojtjen e shtetit.
Këtë ngecje e pranon edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, i cili përmend mungesën e ushtarëve të rinj shqiptarë që paraqiten në konkurse selektive. Ai thotë se tanimë kanë arritur marrëveshje politike që me strukturimin e ri të njësive për operacione speciale, shqiptarë të jenë të përfaqësuar në përqindjen e duhur në njësitin e “Ujqve”.
“Regjimenti për operacione speciale, me strukturën e re do të shpërbëhet dhe do të krijojmë dy batalione të reja. Në njërin batalion edhe tani ka pasur oficerë, nënoficerë dhe ushtarë shqiptarë, por fatkeqësisht nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje që deri tani të kemi sa i takon përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në batalionin e Ujqve. Nga ky moment unë do të kisha dashur që të apeloj te të gjithë të rinjtë, sidomos te ushtarët që të paraqiten nëpër konkurse selektive që të kemi një masë të mjaftueshme, sepse kemi një arritje politike edhe për këtë proces, që në të ardhmen të kemi mundësi sa më të mirë të mundshme që t’i fusim ata edhe te batalioni i Ujqërve dhe kjo nuk duhet të jetë një dyer e mbyllur për shqiptarët”, tha për Alsat M, Bekim Maksuti, zëvendësministër i Mbrojtjes, përcjell Albinfo.ch.
Gjenerali Muhamet Racaj thotë se pengesa e vetme e mungesës së shqiptarëve në njësitin special “Ujqit”, është marrëveshja politike mes partive të bllokut maqedonas dhe atij shqiptar në pushtet. Sipas tij, ka shumë ushtarë të aftë shqiptarë që nuk e fitojnë avancimin e duhur vetëm për shkak të përkatësisë etnike.
“Atje nuk kemi asnjë shqiptar, sepse janë disa rregulla dhe disa pengesa edhe politike që dikush aty nuk dëshiron të ketë shqiptarë. Por edhe atmosfera që është krijuar në atë njësi është që të mos ketë shqiptarë. Gjejgësisht është një metodë me njësitë speciale, ku nëse kolegtivi nuk të pranon dhe nuk ka besim në ty që të jesh në ekipin e tyre, atëherë nuk mund të pranohesh. Atmosfera te njësitë speciale Ujqit është e tillë që të mos pranohen shqiptarët”, tha gjenerali Muhamet Racaj.
Por a janë shqiptarët të aftë që të jenë pjesë e këtij grupi?
Shqiptarët janë, kanë qenë dhe do të jenë të aftë të marrin pjesë. Vetëm duhet vendim politik.
Tek njësiti special “Renxherët” shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm 0.3 %, ndërsa në njësitin “Skorpionët” ka gjithashtu një numër shumë të vogël të shqiptarëve. Diskriminimi vazhdon tutje kur sot në ceremoninë qendrore të Ditës së Armatës së Maqedonisë u dha urdhër për avancimin e mbi 10 eprorëve në akte më të larta të oficerëve, por edhe këtu nuk u dëgjua asnjë emër shqiptar, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












