Bota
Dita Botërore e Shëndetit, të kujdesemi më tepër për shëndetin tonë
Kujdesi shëndetësor do të thotë që të gjithë njerëzit mund të marrin shërbimet shëndetësore që kanë nevojë pa vuajtur pastaj në vështirësi financiare
Sot është dita Botërore e Shëndetit. Këtë vit sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë i është kushtuar një prej parimeve themelore të OBSH-së: “Të gjithë njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për qasjen në nivelin më të lartë të kujdesit shëndetësorë, që është një nga të drejtat themelore të çdo qenieje njerëzore pa dallim race, feje, besimi politik, gjendjes ekonomike ose sociale” , përcjell albinfo.ch.
Kujdesi shëndetësor do të thotë që të gjithë njerëzit mund të marrin shërbimet shëndetësore që kanë nevojë pa vuajtur pastaj në vështirësi financiare.
Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se sa njerëz globalisht u mungon qasja në shërbimet shëndetësore themelore, sa janë të shtyrë në varfëri për shkak të sigurimit shëndetësorë si dhe shpenzimet e mëdha të familjeve lidhur me kujdesin shëndetësor.
Raporti tregoj se më shumë se sa i përket mbrojtjes financiare, mbi 800 milionë njerëz në botë shpenzojnë të paktën 10 për qind të buxheteve të familjeve të tyre për të paguar për kujdesin shëndetësor dhe rreth 100 milionë njerëz janë të shtyrë në varfëri të skajshme për shkak të shpenzimeve të tyre shëndetësore.
Gjendja në Kosovë sa i përket kujdesit shëndetësorë për të gjithë ka disa të arritura por ka ende shumë hapësirë për të bërë më tepër.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025








