Sport
Distria Krasniqi, e artë në Kinë
Distria Krasniqi kishte fituar të artën edhe në Mastersin e vitit të kaluar
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur ta fitojë medaljen e artë për Kosovën në kategorinë deri në 48 kilogramë të World Judo Masters, që po mbahet aktualisht në Qingdao të Kinës.
Rrugëtimin në këtë turne, Distria Krasniqi e filloi duke siguruar fitore në rundin e dytë kundër gjermanes Katharina Menz, pasi që rundin e parë e kaloi pa luftë, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.
Xhudistja kosovare e vazhdoi luftën për medaljen e artë duke e mposhtur edhe xhudisten nga Kazakistani Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale u tregua shumë e fortë për Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia.
Ndërsa, në finalen e madhe kosovarja e dëshmoi sërish forcën e vet duke e mposhtur xhudisten nga Moldavia, Naransetseg Ganbaatar, të cilën e mposhti në Golden Score.
Distria Krasniqi kishte fituar të artën edhe në Mastersin e vitit të kaluar, në kategorinë deri 52 kilogramë.
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve















