Kosova
Diskriminim nga klasa e parë: nxënësve u ndalohet të ulën në bankat e para
Në bankat e para ulen zakonisht shqiptarët ose serbët, ndërsa në bankat e fundit ata të komunitetit RAE (romë, shkali dhe egjiptas). Madje këta të fundit edhe shokët i kanë nga komuniteti i tyre sepse të tjerët nuk i bëjnë shokë
Pavarësisht se në Kosovë të gjithë njerëzit janë të barabartë me ligj, diskriminimi kombëtar e racor vërehet qysh në fëmijërinë e hershme. Në klasat e ulëta të shkollës fillore dallohen nxënësit e një klase, sikurse gishtat e një dore. Në bankat e para ulen zakonisht shqiptarët ose serbët, ndërsa në bankat e fundit ata të komunitetit RAE (romë, shkali dhe egjiptas). Madje këta të fundit edhe shokët i kanë nga komuniteti i tyre sepse të tjerët nuk i bëjnë shokë.
Diskriminimi që po iu bëhet në shkolla po i detyron këta fëmijë ta braktisin mësimin. Fëmijët e komuniteteve romë, ashkali si dhe egjiptas nuk po braktisin shkollën vetëm për shkaqe ekonomike, ata po ndihen të diskriminuar edhe në aspektin racor.
Ky diskriminim sipas përfaqësuesve të komuniteteve po ndodh në prezencën e stafit mësimor, si dhe udhëheqësisë së shkollës, e cila në shumë raste është e njoftuar me këtë lloj diskriminimi. Ata apelojnë që të ndërpritet ky diskriminim i “heshtur”.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha thotë se në shkolla nuk ka metoda pedagogjike të mirëfillta për të integruar fëmijët e komunitetit RAE. Berisha thotë se prindërit janë të interesuar që fëmijët e komuniteteve të shpërndahen në klasa në mënyrë që të mos izolohen brenda vetes.
Pavarësisht se nuk dëshiron që të përgjithësohen të gjithë mësuesit në këtë shkelje, ai thotë se mësuesve nuk iu pengojnë as rastet kur nxënësi që vjen nga këto komunitete mund të ulet qoftë edhe vetëm në bankë, pasi që sipas tij të tjerët nuk duan të ulën me ta. Stafi mësimor kritikohet se nuk iu prinë nxënësve në rrugën e përbashkët të bashkëjetesës.
Para mësuesve nxënësit ka raste kur ulen vetëm në bankë, si dhe ulën në rreshtat e fundit të bankave.
“Këtu nuk ka një metodë të vet mësuesit të pozicionuar apo ngritur rezultatin. Rezultati i tyre është evident që është më i dobët, pra dallon prej tjerëve. Aty brenda klasave nuk di çka ndodh, por janë këto elemente që të bëjnë të mos ndihesh mirë. Mirë është të ketë një lloj sensibilizimi të opinionit në mënyrë të mos ndodhin raste të shpeshta”, thotë Berisha.
Berisha thotë se diskriminimi i fëmijëve të komuniteteve ndikon edhe në braktisjen e shkollës nga ana e tyre. “Këta fëmijë janë mbrapa me rezultatin në mësime, e braktisin mësimin, mësuesi apo mësuesja nuk merret me të, pra askush nuk ka kontakt me këtë fëmijë e injoron në këtë formën klasike dhe nuk merren me të, kurse ai përfundon me braktisje të mësimit”, thotë Berisha.
Ai thotë se stafi mësimor dhe drejtoria e shkollës e kanë obligim ta kthejnë në mësim këtë fëmijë sidomos për nivelin fillor. “Deri në klasën e nëntë mësimi është i obliguar”, thotë ai, shkruan “Zëri”.
Rreth 400 mijë nxënës, sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) janë të kyçur në sistemin parauniversitar të shkollës. Por, jo të gjithë nxënësit që llogariten në këtë shifër ulen në bankat e shkollës. Shumë fëmijë të komuniteteve romë, shkali, si dhe egjiptas nuk janë të përfshirë në shkolla.
Institucionet e Kosovës nuk posedojnë shifër të saktë se sa fëmijë të këtij komuniteti kanë braktisur shkollën. Por, as denoncimet për braktisjen e shkollës nga këta fëmijë nuk kanë çuar peshë për institucionet.
Ministria e Arsimit është informuar nga Berisha, se 50 nxënës të shkollës fillore “Xhemail Kada” në Pejë e kanë braktisur procesin mësimor që nga viti akademik 2013/2014. Ai ka dorëzuar të gjithë listën me emra e mbiemra të nxënësve në Ministri, duke kërkuar ndihmë nga ky dikaster qeveritar që t’u ndihmohet këtyre nxënësve për rikthim në shkollë.
Berisha thotë se nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga kjo Ministri. Ai thotë për “Zërin” se nuk ka marrë përgjigje dhe as nuk është kontaktuar nga kjo Ministri për bashkëpunim, ndonëse kishte drejtuar letrën dhe kërkesën si deputet.
“E di që praktika më herët ka qenë që të mos dëgjohet shumë zëri i komunitetit egjiptian, por tani e tutje ky zë do të jetë shumë aktiv dhe nuk po kërkojmë asgjë më tepër përveç të trajtohemi si njerëz të barabartë dhe të mos merren nëpër këmbë”, thotë Berisha.
Bashkim Krasniqi. zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MPAL), i cili ka nisur aktivitetin për integrim të fëmijëve të komuniteteve romë, ashkali apo egjiptas në shkollë, tregon se diskriminimi që iu bëhet detyron këta fëmijë të lënë shkollën. Ai thotë se këta fëmijë ulën në rreshtat e fundit të bankave nëpër klasa.
Fëmijët e komuniteteve romë, ashkali si dhe egjiptas ulën në banka bashkë më njëri-tjetrin, por jo dhe me fëmijët shqiptar.
“Në komunën e Fushë-Kosovës fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë fëmijët e këtyre komuniteteve të gjithë janë të ulur në bankat e fundit”. Krasniqi thotë se kjo po pengon integrimin e këtyre nxënësve në shoqëri. Ai thotë se kohëve të fundit ka vizituar shumë shkolla ku ka takuar drejtor shkollash dhe mësues duke kërkuar nga ata që të mos injorohen këta fëmijë. “Edhe fëmijët e komuniteteve romë, ashkali apo egjiptas kanë të drejtë sikurse fëmijët tjerë të ulën në bankat e para”, thotë Krasniqi për “Zërin”.
Krasniqi për këtë hedh fajin tek mësimdhënësit dhe mësimdhënëset. Sipas tij stafi mësimor duhet të kujdeset për nxënësit se si ulën dhe të bëjnë përzierjen e tyre. Fëmijët, ai thotë se nuk janë në gjendje ende të paragjykojnë njëri-tjetrin. Por nga pakujdesia e stafit mësimor dhe drejtorive të shkollave ai thotë se po lejohet diskriminimi i fëmijëve të komuniteteve sidomos në shkollat fillore.
“Nëse mësuesja e ulë një fëmijë të komunitetit dhe një fëmijë të shqiptarit sigurisht se integrimi i komuniteteve ndërmjet shqiptarëve dhe pakicave është integrim më i mirë sepse aty rritën fëmijët bashkërisht dhe shoqëria është në nivel më të mirë, pastaj edukimi është më i mirë dhe kur të rriten fëmijët nuk do të kishte përçarje mes fëmijëve si ofendime racore , apo shprehjet si “magjup”, sepse t’i po ju jep rastin që ata fëmijë të rriten bashkërisht, të jenë të ulur në një bankë shkollore, të arsimohen bashkërisht, në përfundim të jenë të barabartë”, thotë Krasniqi për “Zërin”.
Ai bënë të ditur se për t’u eliminuar ky diskriminim në shkolla ka ende shumë punë për t’u bërë.
“Barra kryesore që të mos ketë diskriminim në shkolla i bie drejtorive dhe mësuesve të cilët menaxhojnë me klasa”, thotë Krasniqi, i cili nuk mohon se ka nxënës të komuniteteve romë, ashkali si dhe egjiptas që lënë shkollën për këtë shkak, diskriminimit.
Kryetari i degës së sindikatës së arsimit për komunën e Fushë Kosovës, Selim Krasniqi thotë se fëmijët e komuniteteve romë, ashkali si dhe egjiptas e vijojnë shkollën. Madje ai tregon se janë përkushtuar në këtë drejtim që të krijojnë hapësirë më shumë në shkolla për fëmijët e komuniteteve. Megjithëkëtë, ai thotë se si sindikatë do të fillojnë një angazhim në këtë drejtim që të vizitojnë personalisht shkollat që rastet e përmendura nga përfaqësues të komuniteteve për uljen e këtyre nxënësve në bankat e fundit të mos jenë prezentë aty, ku sipas tij mund të verifikohet se ka raste të tilla.
“Në shkollën fillore Selman Riza janë 500 nxënës të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas, në shkollën e mesme që janë tri të tilla është një numër shumë i madh dhe ata janë duke mbajtur mësim në disa lëndë në gjuhë shqipe, anglisht si dhe orë plotësuese ju mbajmë”, thotë Krasniqi, i cili premton se që nga kjo javë do të fillohet të shikohet sesi ulën në banka këta fëmijë.
“Prej ditës së nesërme do të shkojë dhe të shikoj sesi ulën në banka dhe pastaj do të marrim masa”, ka thënë Krasniqi.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










