Shkurt.ch
Të shtëna dhe disa të vrarë në mes të lagjes së banuar në Zvicër
Në një lagje të banuar në Würenlingen të kantonit Aargau mbrëmë pas orës 23 janë dëgjuar një numër të shtënash me armë . Dhe,siç bën të ditur sot Policia e Kantonit, pas alarmimit nga banorët, në kontrollimin që ka bërë në vendin e ngjarjes, ka gjetur nën qiellin e hapur dhe në një shtëpi disa trupa të pajetë njerëzish. Shërbimi i shpëtimit nuk ka mundur të bëjë asgjë përveç se të konstatojë vdekjen e tyre, shkruan aargauerzeitung.ch.
Policia nuk jep të dhëna për numrin e të vrarëve dhe as për identitetin e tyre përveç se thekson që të gjithë ata janë persona të rritur. Ajo ka paralajmëruar që gjatë ditës së sotme të dalë me një konferencë shtypi ku do të prezantojë më shumë hollësi rreth krimit.
“Identifikimi i të vrarëve është në proces e sipër ndërsa rrethanat e sakta të krimit si dhe motivet e mundshme vazhdojnë të mbeten të paqarta”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria ka iniciuar hetimet penale ndërsa policia ka qenë në një numër të madh gjatë gjithë natës në vendin e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










