Lajme
Disa rajone italiane duan t’i bashkohen Zvicrës
Kjo mund të duket e çuditshme, por disa rajone të Italisë dëshirojnë të bëhen zvicerane. Pse është kjo dhe a ka vërtet një shans?
A është e vërtetë kjo? Televizioni zviceran RTS raportoi javën e kaluar se ishte deputeti italian, Matteo Bianchi, i cili kishte sugjeruar një veprim të tillë. Ai argumentoi, me sa duket me gjithë seriozitetin, që të jesh pjesë e Zvicrës do të sigurojë që punëtorët italianë që jetojnë brenda 20 kilometrave të kufirit (aktual) të Zvicrës, veçanërisht në provincat e Como dhe Varese, të fitojnë të njëjtat paga si njerëzit që punojnë në kantonin e Ticino-s, përcjell albinfo.ch.
Kjo masë, tha Bianchi, do të parandalojë punëtorët e aftë të largohen nga Italia për të kërkuar poste me paga më të larta në Zvicër. Aktualisht, 67.800 italianë udhëtojnë në punët e tyre në Ticino çdo ditë, përcjell tutje albinfo.ch.
A dëshirojnë edhe rajone të tjera të Italisë të bëhen zvicerane?
Kjo nuk është hera e parë që një rajon italian po pretendon të bëhet pjesë e Zvicrës për të lehtësuar problemet ekonomike të Italisë. Në ishullin e Sardenjës kanë bërë fushatë për disa vjet për t’u bërë kantoni i 27-të i Zvicrës, i vetmi që do t’i jepte vendit të mbyllur hyrjen në det .”Ne duam të bëhemi zviceranë, pa bërë shërbime ushtarake, të kemi franga në vend të euros dhe ekonomia jonë lokale të rreshtohet sa më shpejt që të jetë e mundur me atë të Zvicrës”, thanë aktivistët në faqen e tyre në Facebook. Ndërsa po priste të bëhej pjesë e Zvicrës, grupi madje kishte krijuar flamurin e tij të ri, duke e mbivendosur atë të Sardenjës në kryqin zviceran me të kuqe të bardhë.
A ka të ngjarë të ndodhë një veprim i tillë?
Megjithëse një ish-deputet zviceran Dominique Baettig propozoi në vitin 2010 ndryshimin e Kushtetutës për të lejuar që rajone në kombet fqinje të bëhen pjesë e Zvicrës, qeveria menjëherë hodhi poshtë këtë sugjerim, duke e quajtur atë “një veprim jomiqësor politik”. Megjithatë, ekziston një përparësi historike për aneksimin: Ticino u përfshi në Konfederatën Zvicerane si konglomerat i qyteteve-shteteve italiane në shekullin XV.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













