Shkurt.ch
Disa nga arsyet pse po protestojnë sot gratë në Zvicër
Sot më 14 qershor 2019, gratë anembanë do të hyjnë në grevë, si pjesë e një lëvizjeje globale që bën thirrje për barazi gjinore dhe dhënien fund të dhunës kundër grave.
Gjatë 10 viteve të fundit, mesatarisht 25 njerëz janë vrarë çdo vit si pasojë e dhunës në familje në Zvicër. 75% e viktimave ishin gra apo vajza.
Në Zvicër, gratë në përgjithësi paguhen më pak se burrat. Në vitin 2016, ishte një diferencë e përgjithshme prej 12% në pagën mesatare, përcjell albinfo.ch.
Me kalimin e kohës, gratë janë bërë më të spikatura edhe në qeverinë e Zvicrës. Nga viti 2010 deri në 2012, një shumicë (4 e 7) e Këshillit Federal, ekzekutivi i Zvicrës, ishin gra. Sot, tre nga shtatë janë gra dhe përqindja e grave në parlamentin e Zvicrës është rritur në 31.7%, përcjell tutje albinfo.ch.
Ndërkohë që është arritur përparim në disa fusha për gratë në Zvicër, ende ka punë për t’u bërë, veçanërisht në fushën e dhunës dhe ngacmimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











