Lajme
Diplomatja gjermane, Helga Schmid, pritet të jetë në krye të OSBE-së
OSBE-ja në krizë
Më parë, në fjalën e hapjes, kryetari i radhës së OSBE-së, Edi Rama, kishte vënë në dukje krizën në të cilën gjendet OSBE-ja: „Ne jemi në krizë, një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga vetë ajo, struktura apo njerëzit e saj, sepse ajo duhet përgëzuar”, tha Rama dhe shtoi: “Kjo gjendje është shkaktuar vetëm nga ne, 57 vendet anëtare të OSBE-së“.
Rama u ankua për frymën e përçarjes që ekzistonte në OSBE, e ngjashme me kohën e Luftës së Ftohte. Në diplomacinë ndërkombëtare, sidoqoftë, OSBE-ja është “ndalesa e fundit, streha e fundit”, tha ai.
Vakuum pushteti
Edhe për postin e sekretarit të përgjithshëm, kishte pasur grindje në OSBE. Në verë sekretari i atëhershëm, zvicerani Thomas Greminger, nuk arriti ta zgjaste mandatin, për shkak të vetos nga ana e Rusisë dhe vendeve të Azisë Qendrore. Vijoi një vakuum pushteti prej disa muajsh.
Në krye të stafit të ri të OSBE-së, i cili pritet të miratohet sot, do të jetë diplomatja gjermane, Helga Schmid. Një emër që as në Gjermani nuk e njeh shumëkush, edhe pse 59-vjeçarja që tani ka një pozicion me shumë ndikim, si sekretare e përgjithshme e Shërbimit të Jashtëm të Europës, pra, numri dy i politikës së jashtme të BE-së.
Një diplomate me ndikim
Në diplomaci, mungesa e njohjes nuk është patjetër disavantazh, përkundrazi. Kjo vlen edhe për punën e mëparshme të Helga Schmidit. Për shembull, ajo ka luajtuar një rol kyç në negociatat midis BE-së dhe Iranit për programin bërthamor iranian, për të cilin i është dashur shumë takt. Edhe në politikat e BE-së ndaj luftës së brendshme në Ukrainë dhe konfliktit me Rusinë në vitin 2013 e 2014 ajo ka pasur një rol të rëndësishëm.
OSBE-ja përbëhet nga 57 shtete nga Evropa, Azia dhe Amerika e Veriut, ka dalë nga Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE). Kjo u themelua në vitin 1975 në një Evropë që atëherë ishte ende e ndarë në blloqe. Në rolin e saj të ri, Helga Schmid do të duhet të merret me kriza që i njeh nga puna e saj ndërmjetësuese. As kriza e Ukrainës me Rusinë dhe as mosmarrëveshja mbi armët bërthamore iraniane nuk janë zgjidhur deri më tani. Por ajo do të merret edhe me konsolidimin e brendshëm të OSBE-së dhe rikonfirmimin e qëllimeve të saj si organizatë paqeje dhe sigurie.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












