Kosova
Diplomati gjerman: SHBA-ja të jetë më e balancuar në qasjen ndaj Kosovës
Ruge, në këtë postim e përmend edhe domosdoshmërinë për një qasje të balansuar të SHBA-së.
Domosdoshmëria e një koordinimi të afërt midis SHBA-së dhe BE-së sa i përket Kosovës është ritheksuar nga Boris Ruge, zv. kryesues i Konferencës së Munichut dhe diplomat gjerman që ka shërbyer si ambasador në disa vende. Ai në një postim në “Twitter”, të cilit ia ka bashkëngjitur letrën e kongresistit Eliot Engel dhe senatorit Bob Menendez, shkruan për argumentet e rëndësishme të paraqitura prej tyre.
Ruge, në këtë postim e përmend edhe domosdoshmërinë për një qasje të balansuar të SHBA-së.“ Argumente të rëndësishme të paraqitura nga kongresisti Eliot Engel dhe senatori Menendez rreth domosdoshmërisë për koordinim të ngushtë midis SHBA-së dhe BE-së sa i përket Kosovës dhe domosdoshmërisë që SHBA-ja të jetë e balansuar dhe fer në qasjen e saj me Prishtinën dhe Beogradin”, shkruan ai.
Engeli dhe Menendezi të hënën i kishin bërë thirrje administratës së Trumpit që ta vazhdojë mbështetjen diplomatike për të zgjidhur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë të drejtë për të dyja vendet dhe në pajtim me ligjin amerikan dhe politikën. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














