Lajme
Diplomatët: “Thaçit i duhet mençuri për të bashkuar kosovarët”
Pas zgjedhjes së tij president, ambasadorët e QUINT-it, urojnë Hashim Thaçin dhe kërkojnë nga presidenti i ri i Kosovës të ketë fuqinë dhe mençurinë për të bashkuar kosovarët
Duke besuar që Presidenti Thaçi, do ta ketë fuqinë për të bërë bashkë qytetarët e Kosovës, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka uruar zgjedhjen e tij president. “Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidentin e ri të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e Presidentit është një procedurë qendrore në demokraci. Ishte inkurajuese të shohësh të gjitha partitë që përfaqësohen në Parlamentin e demokracisë më të re në Evropë që të debatojnë. Për fat të keq, debati nuk ishte i qetë. Sërish, kishte përpjekje për të bllokuar Kuvendin me dhunë. Do të doja t’i përsëris thirrjet e mia të mëhershme dhe të kërkoj nga të gjithë përfaqësuesit e popullit që të përkrahin procedurat demokratike në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Urojmë që Presidenti i ri të ketë mençurinë dhe fuqinë për të bashkuar të gjithë kosovarët”, thotë në deklaratën e saj ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, shkruan deutsche welle.
Urime dhe paralajmërime edhe nga ambasadori amerikan
Ndërsa ambasadori i SHBA-së Kosovë Greg Delawi duke përshendetur zgjedhjen e Presidentit të Kosovës ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës do të vazhdojnë. “Uroj kuvendin e Kosovës për përfundimin me sukses të zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Ata që kanë hedhur koktej molotovi jashtë në rrugë dhe gaz lotsjellës në Kuvend nuk i kanë bërë asnjë të mirë Kosovës. Marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe popullit të Kosovës do të vazhdojnë”.
Në fundin e mandatit të saj, Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga e ka uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen President, duke i ofruar bashkëpunim të plotë për një tranzicion të sukseshëm të presidentëve. “Presidentja Jahjaga i ofroi z. Thaçi bashkëpunimin e plotë për një tranzicion të suksesshëm mes dy presidentëve, në përputhje me Kushtetutën dhe normat demokratike të cilat do të forcojnë institucionet demokratike të Kosovës dhe do të kontribuojnë në konsolidimin demokratik të vendit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e Jahjagës.
Opozita paralajmëron thellim të krizës me Thaçin president
Partitë politike opozitare Vetëvendosja, AAK dhe Nisma, të cilat gjatë gjithë ditës së 26 shkurtit edhe në parlament edhe jashtë saj, kundërshtuan zgjedhjen e Hashim Thaçit President, thonë se “tashmë kriza politike në Kosovë është thelluar edhe më shumë”, për faktin që sipas tyre, Thaçi erdhi në krye të shtetit me votat e listës “Serpska”, që e ka mbështetjen e kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuciq. “Është konstatim i të gjithëve se regjimi Mustafa-Thaçi ka dështuar në politikën e jashtme dhe në anëtarësimin në UNESCO. Shkelësit e Kushtetutës do të ndëshkohen nga qytetarët. Kjo nuk është ngritje për Thaçin e Mustafën, por barrikadim i tyre. Jemi të vendosur të vazhdojmë deri në zmbrapsjen e këtyre që kanë kapur shtetin e Kosovës”, tha lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga posti i deputetit në kuvendin e Kosovës.
Edhe disa analistë politik thonë se zgjedhja e Hashim Thaçit President nën tensione politike dhe protesta të dhunshme në rrugë, vështirë që mund të cilësohet një proces i sukseshëm, por sipas tyre kjo vetëm mund ta thellojë krizën politike. Sidoqoftë, tri partitë politike opozitare, thonë se ato do të vazhdojnë protestat në rrugë për të “rrëzuar”, qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa, sepse ata qeverinë e Kosovës e cilësojnë një ekzekutiv që ka shkelur Kushtetutën me nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë për bashkësinë e komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













