Lajme
Dimri këtë vit mund të shkaktojë tronditje financiare në Evropë
Evropa po përgatitet për ndërprerjen e gazit rus këtë dimër. BE ka nevojë për një plan gjithëpërfshirës për ta përballuar.
“Paqja sociale në Gjermani po rrezikohet”, deklaroi Robert Habeck, zëvendëskancelar i Gjermanisë. Shkaku: çmimet e gazit natyror. Rusia po ndalon furnizimet e Evropës, në shenjë hakmarrjeje për mbështetjen ndaj Ukrainës.
Në Gjermani, e cila varet nga Rusia për rreth një të tretën e importeve të gazit, faturat e energjisë pritet të rriten. Çmimet e gazit do t’u shkaktojnë kompanive humbje të mëdha.
Habeck frikësohet se ato mund të shkaktojnë tronditje financiare. Skenari më i keq – një ndërprerje e plotë e gazit rus – duket gjithnjë e më i besueshëm, transmeton Albinfo.ch.
Gazprom, kompania e gazit e kontrolluar nga shteti rus, i ka shtrënguar furnizimet për muaj të tërë. Firma kërkimore S&P Global, llogarit se në qershor Rusia dërgoi vetëm 4.7 miliardë metra kub (mmk) në Europë, sa një e treta e nivelit në fillim të vitit 2021.
Flukset më të mëdha të gazit vijnë nëpërmjet degës Nord Stream 1 (NS1), që lidh Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik. (Nord Stream 2, një gazsjellës i ri që do të kalonte në të njëjtën rrugë, u anulua nga Gjermania si ndëshkim për agresionin e Rusisë në Ukrainë.)/The Economist
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti










