Maqedonia
Dimitrov: Do të pranojmë se nuk jemi në rrugën e duhur nëse humbim referendumin
Në lidhje me qëndrimin e opozitës, ai tha se çështja për momentin është më e rëndësishme sesa karriera dhe lojërat politike.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në intervistë për Al Xhezaira tha se është i bindur se referendumi do të kalojë me sukses dhe se qytetarët do ta ratifikojnë Marrëveshjen me Greqinë, transmeton Portalb.mk.
“Nëse ka vetëm një votë më shumë kundër, atëherë ne absolutisht jemi të përgatitur të heqim dorë dhe të tregojmë se kjo nuk është rruga e vërtetë. Para dilemave të mëdha historike qytetarët ditën ta zgjedhin rrugën e duhur. Para nesh qëndron zgjedhja mes të kaluarës dhe të ardhmes. E kaluara është mjaft e rëndësishme për identitetin tonë, por nuk mund ta ndryshojmë, mundet që përfundimisht qytetarëve t’u ofrojmë zgjidhje se çfarë shteti do të jetë Maqedonia në të ardhshmen. Nuk kishte obligim më të madh patriotik që ta krijojmë këtë mundësi dhe t’u mundësojmë qytetarëve të zgjedhin. Unë jam i sigurt se do ta zgjedhin të ardhmen”, tha Dimitrov.
Në lidhje me qëndrimin e opozitës, ai tha se çështja për momentin është më e rëndësishme sesa karriera dhe lojërat politike.
“Ky është proces i rritjes. Nuk guxojmë të kemi frikë nga vullneti i qytetarëve, vullneti i popullit. Kjo çështje është shumë më e madhe nga e gjitha elita politika e Maqedonisë. Nuk guxojmë të mendojmë për veten, për karrierën personale. Nuk jemi të përkryer, bëjmë edhe gabime. Ka shumë fusha për betejë politike partiake, por loja strategjike e kombit tonë nuk guxon të jetë lëndë e grindjeve politike”, tha Dimitrov.
Në pyetjen e gazetarin se a ka qeveria plan B nëse nuk do ketë sukses referendumi, Dimitrov tha se janë të përkushtuar në planin A.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti