Kosova
Dimal Basha dënohet me 25 mijë euro për shpifje
Dimal Basha u dënua me 25 mijë euro për shpifje dhe fyerje
25 mijë euro është dënuar për shpifje Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, nga Gjykata Themelore në Ferizaj, përcjell albinfo.ch.
Gjykata e ka detyruar Bashën që t’i kërkojë publikisht falje ish-zëvendësministrit të Financave dhe i ka caktuar atij shlyerjen e pagesës në vlerë 25 mijë euro për shpifje.
Siç raporton Paparaci, Dimal Basha është dënuar për shpifje kundrejt ish-zëvendësministrit të Financave, Mustafë Grainca, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Tashmë, kryetari i Kuvendit është obliguar nga Gjykata Themelore e Ferizajt që të paguajë dëmshpërblim në vlerë 25 mijë euro, pasi është gjetur fajtor për shpifje.
Aktgjykimi i shkallës së parë të gjykatës është shpallur më 22 korrik, sipas shkresës së lëndës.
Basha është shpallur fajtor për shpifje në lidhje me akuzat publike ndaj Graincës, një biznesmeni të ndërtimit në Ferizaj dhe ish-zyrtar me funskion publik, veprimtarinë e të cilit e kishte përshkruar si “mafi të betonit”.
Gjykata e ka aprovuar pjesërisht si të bazuar padinë e Graincës ndaj Bashës, thuhet në dispozitivin e aktgjykimit.
“Aprovohet pjesërisht si e bazuar kërkesëpadia e paditësit Mustafë Grainca, e ushtruar kundër të paditurit Dimal Basha, si e bazuar”, thuhet në pikën e parë të dispozitivit të aktgjykimit.
Basha, në një deklarim publik më 2019 e kishte akuzuar Graincën për keqpërdorime dhe parregullsi në biznesin e ndërtimit në Komunën e Ferizajt, duke e përshkruar veprimtarinë e tij si “mafi të betonit”.
Disa javë më vonë atë vit, në korrik të 2019-s, Mustafë Grainca, ish-zëvendësministër i Financave nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ushtroi padi për shpifje dhe fyerje të personalitetit kundër Bashës, asokohe gazetar në një televizion.
Sipas kërkesë-padisë, Grainca kërkonte nga Basha dëmshpërblim në formë kompensimi prej 65 mijë eurove.
Grainca është një afarist në fushën e ndërtimit. Ai është pronar i “IDEA Invest” Sh.P.K., e cila është themeluar më 2015. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania figuron të ketë aktivitet primar ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.
Më parë, ai ka qenë i përfshirë në Partinë Demokratike të Kosovës. Ka ushtruar për më shumë se një vit funksionin e zëbvendësministrit të Financave.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














