Kosova

DIMAK prezenton afro 200 vende të lira të punës në Kosovë

Më 3 maj në Prishtinë do të mbahet Panairi i Punës dhe Karrierës, shkruan albinfo.ch.

Ky aktivitet që do të zërë vend në sallën “1 Tetori”, është organizuar nga Qendra informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK).

“Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës 2019 do të mirëpresë një numër të madh të kompanive dhe institucioneve, të cilat do të ofrojnë mundësi punësimi dhe karriere në fusha të ndryshme. Në kuadër të panairit ju do të mund të informoheni edhe për mundësitë e ndryshme për bursa, trajnime dhe seminare”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, përcjell albinfo.ch.

Nën thirrjen “Eja dhe tako punëdhënësin tënd potencial”, DIMAK ka publikuar dhjetëra pozita të lira të punës, që pritet të prezentohen edhe në këtë panair.

Agjent i shitjes, mirëmbajtës, inxhinier, mësues, arkitekt, hulumtues, drejtor i marketingut, shitës, rrobaqepëse, kuzhinier e menaxher, janë vetëm disa nga dhjetëra pozitat e lira të punës.

Listën e plotë e gjeni këtu.