E-Diaspora
Gashi, në Vjenë si zëvendëskryeministër, dikur punonte në Ministrinë e Jashtme
Atje u rrit, u shkollua, punoi si gazetar në mediumet më të mëdha të vendit, pastaj punoi për Ministrinë e Jashtme austriake.
Ndërsa sot, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në turin e parë të takimeve në Diasporë, zgjodhi Austrinë, ose austriaket e zgjodhën pasi u ftua nga Vjena zyrtare së bashku me bashkëshorten, Jehonën.
Madje, edhe po gëzon mbështetje dhe nga diaspora shqiptare në këtë vend, shkruan albinfo.ch.
Së fundmi së bashku me Konsullin e Republikës së Kosovës, Imer Lladrovci në Vjenë dhe Konsullin e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, takuan drejtues të Shoqatave Shqiptare, studentë dhe mësues që veprojnë në Austri.
Në këto takime ndër tjerash diskutuan për sfidat e bashkatdhetarëve tanë në këtë shtet, si dhe ata u informuan mbi risitë që do t’i ndërmerr Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në vitin 2018.
Albinfo.ch kujton se gjatë mbledhjes së dy qeverive në Korçë pas disa ditësh, për herë të parë do të nënshkruhen marrëveshjet ndërmjet dy ministrive përkatëse të Diasporës për unifikimin e politikave dhe strategjive në këtë drejtim.
Ministria e Diasporës e Kosovës ka një traditë disavjeçare, ndërkaq ajo e Shqipërisë, sapo ëshëe formuar dhe drejtohet nga ministri Pandeli Majko.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











