Lajme

Digjet një kamion në Gotthard, mbyllet tuneli

Kamioni u përfshi nga flakët disa kilometra larg daljes veriore

Një kamion u dogj brenda tunelit Gotthard.

Mjeti u përfshi nga flakët disa kilometra nga hyrja veriore, në territorin e kantonit Uri.

Stafi i qendrës së ndërhyrjes Airolo ndërhyri për operacionet e shpëtimit dhe mbylljes, transmeton albinfo.ch.

Situata është nën kontroll, por tuneli është i mbyllur në të dyja drejtimet dhe do të mbetet i tillë për të paktën disa orë.

Sipas indikacioneve të para, shoferi nuk është lënduar, shkruan RSI.