Shqipëria
Diella prezantohet në Kombet e Bashkuara
Ky është një hap konkret që reflekton bindjen se Inteligjenca Artificiale duhet të integrohet në qeverisje në një mënyrë që i shërben qytetarëve
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurimit mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Në fjalën e saj, Ministrja Spiropali deklaroi se “Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të ndërtuar një kuadër global për përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.”
Spiropali theksoi se “inteligjenca artificiale ofron mundësi të paprecedenta për të mbështetur zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe parandalimin e krizave”.
Në këtë drejtim, Spiropali bëri thirrje që shtetet duhet të kapërcejnë ndarjet digjitale, të forcojnë kapacitetet dhe të ndajnë praktikat më të mira, duke siguruar që inovacioni të udhëhiqet nga të drejtat e njeriut, e drejta ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, transmeton albinfo.ch.
Ministrja Spiropali nuk la pa përmendur edhe rastin e Shqipërisë, si një vend që është tejet i përkushtuar për të zhvilluar politika dhe institucione me vizion për të shfrytëzuar në mënyrë të përgjegjshme potencialin e Inteligjencës Artificiale.
“Vetëm javën e kaluar, Kryeministri Edi Rama emëroi “Diellën”, një Ministre të integruar me Inteligjencë Artificiale, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që përfshin një sistem inteligjence articiale në nivel qeverisjeje të kabinetit qeveritar. Ajo është një hap strategjik për të forcuar transparencën, për të përshpejtuar efikasitetin dhe për të integruar Inteligjencën Artificiale në politikat kombëtare, duke u udhëhequr nga parimet e etikës, inovacionit, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave të njeriut.” u shpreh ajo.
Sipas saj, ky është një hap konkret që reflekton bindjen se Inteligjenca Artificiale duhet të integrohet në qeverisje në një mënyrë që i shërben qytetarëve, përmirëson shërbimet publike dhe kontribuon në sigurinë dhe mirëqenien afatgjatë.
Në fund, Ministrja Spiropali nënvizoi edhe gatishmërinë e Shqipërisë për të punuar ngushtë me shtetet anëtare, Kombet e Bashkuara dhe aktorët relevantë për të siguruar që përpjekjet tona të përbashkëta të nxisin besim, gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri në përdorimin e Inteligjencës Artificiale.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











