Lajme
“Die Zeit” ka incizimet e Zaevit për “Monstrën”
Portali “Ohridsky” thotë se një funksionar i lartë i VMRO-së është i përfshirë në vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra”. Sipas këtij portali, Zaev e ka thënë këtë për “Die Zeit”
Gazeta gjermane “Die Zeit” posedon një audio-incizim të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, ky ai thotë se shqiptarët e dënuar në rastin “Monstra” janë të pafajshëm. Gazetari që ka zhvilluar intervistën me liderin e LSDM-së se, thotë se ai bazohet në përgjimet që i ka dëgjuar të zyrave qeveritarë dhe atyre të ligjit në Maqedoni.
Gazetari Ultrih Ladurner, i cili është bashkëpunëtor për politikë të jashtme për javoren me seli në Hamburg, në pyetjen nëse për tekstin e tij ka shfrytëzuar bisedë të incizuar me Zaevin ose teksti është shkruar në bazë të shënimeve të tij nga biseda, u përgjigj se posedon edhe audio material dhe shënime nga biseda, njofton MIA.
Paraprakisht Ladurner e postoi shkrimin edhe në profilin e tij në rrjetin social Twitter. Atje, ai nuk përgjigjet në pyetjen nëse mund të konfirmojë se Zaevi me të vërtetë ka thënë se të dënuarit për rastin “Monstra” te Liqeni i Smillkovës janë të pafajshëm.
Lideri i LSDM-së Zaev dje përmes mediave të Maqedonia demantoi të ketë dhënë një deklaratë të tillë. Ai pohoi se deklaratat më të reja janë interpretuar gabimisht nga njëra prej gazetave më të vjetra gjermane, ndërsa mendohet se Zaev po i fsheh këto përgjime nga frika e tensioneve të reja në këtë shtet.
Edhe portali “Ohridsky” ka zbardhur detaje të reja mbi rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Sipas “Ohridsky”, një funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së është i përfshirë direkt në këtë rast, duke dhënë urdhër për likuidimin katër të rinjve dhe një peshkatari maqedonas.
Ky portal thotë se ka informacione për gjithë rrjedhën e këtij rasti tragjik dhe se nëse Zaev dhe LSDM-ja nuk do të publikojnë të gjitha materialet, atëherë këtë të vërtetë do ta zbardhë “Ohridsky”.
“Shpalljen do ta bëjmë në periudhë të shpejtë nëse LSDM-ja dhe Zaevi nuk e publikojnë të gjithë rastin tragjik, ku është i përfshirë funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së nga eshaloni i parë, i cili është edhe porositës i vrasjes për të fshehur kapriço të caktuara të disa anëtarëve të familjes së tij”, shkruan “Ohridsky”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













