Lajme
Diaspora, rol jetik për të ardhmen e Kosovës
Ministri Murati tha se diaspora shqiptare në përgjithësi ka qenë një prej pikave kyçe të historisë kombëtare. Sipas tij, ajo po vazhdon të mbetet një prej shtyllave kryesore për ndërtimin e së ardhmes
Ministri i Diasporës, Valon Murati e konsideron jetike diasporën dhe mërgatën kosovare për zhvillimin e Kosovës. Ai ka thënë se diaspora ka kontribuuar qysh në kohën e Rilindjes e deri në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të vendit, ndihmë kjo që po vazhdon edhe tani në rimëkëmbje e saj.
Në intervistën dhënë “Zërit” Murati ka thënë se sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka pasur një ngritje të remitancave, të cilat e kanë arritur shifrën prej 740 milionë eurosh, por ai shprehet optimist se kjo shifër është edhe më e madhe kur kemi parasysh se një shumë e madhe e të hollave nuk vijnë përmes transfereve bankare.
“Diaspora shqiptare në përgjithësi ka qenë një prej pikave kyçe të historisë sonë kombëtare në të gjitha periudhat e saj, qysh nga periudha e Rilindjes me Jeronim De Radën e deri në përkrahjen e luftës çlirimtare të Kosovës dhe procesin e pavarësimit të saj. Ajo vazhdon të mbetet edhe sot një prej shtyllave tona kryesore për ndërtimin e së ardhmes”, tha ai.
Me kalimin e kohës, sipas tij, rëndësia e diasporës është rritur vazhdimisht, sepse është rritur dhe është zgjeruar edhe kapaciteti i saj.
“Nëse, për shkak të rrethanave në periudha të caktuara, roli i saj ka qenë i kufizuar vetëm në aspektin financiar, në periudhat tjera e sidomos tani ky rol ka marrë karakter shumëdimensional. Të kujtojmë vetëm remitancat që çdo vit përbëjnë qindra miliona euro, pastaj kemi gjithnjë e më shumë profesionistë të fushave të ndryshme që kanë arritur suksese kulmore në shtetet në të cilat jetojnë”, tha ai
Sidomos prej vitit 2000 e këndej kemi, sipas tij, ka rritje të madhe të numrit të ndërmarrësve shumë të suksesshëm nga radhët e diasporës sonë e të cilët kanë investuar e janë të gatshëm të investojnë në vend.
“Pra, diaspora jonë përbën një potencial shumë të rëndësishëm dhe ajo që ka nevojë të ndodhë tani është ridizajnimi i raporteve të vendit me të”, deklaroi mes tjerash ministri i Diasporës, i cili u bërë thirrje bashkatdhetarëve që të investojnë në vendlindje se këtu, sipas tij, ka klime investuese.
“Klima në Kosovë është relativisht pozitive, pavarësisht se ka edhe ngecje në sfera të caktuara. Fakti që tashmë ka investime të diasporës në Kosovë dëshmon se gjendja nuk është siç mund të perceptohet nganjëherë. Por, a ka vend për përmirësime, gjithsesi po”,deklaroi ai.
Miratimi i ligjeve, si ai për Gjykatat, pastaj ai për Investime Strategjike që është në proces dhe një varg masash të ndërmarra nga institucione të ndryshme të vendit do të ndikojnë që kjo klimë të përmirësohet edhe më shumë, tha Murati.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












