Integrimi
Diaspora, në garë për zonat e lira ekonomike
Diaspora shqiptare mund bëhet pjesë e garës ndërkombëtare që hapet në muajin korrik për zonat e lira ekonomike në Shqipëri.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Shqipëri, Arben Ahmetaj, prezantoi mundësitë që ofron Shqipëria para sipërmarrësve të diasporës.
Shqipëria ofron 50% ulje për tatimfitimin, ka taksë zero infrastrukture, ashtu sikurse dhe për blerjen e ‘real estate’ brenda zonës së lirë ekonomike.
Ministri Ahmetaj ka folur edhe për ligjin për koncesionet, që pritet të lehtësojë procedurat për partneritetin publik-privat, ligjin e investimeve dhe atë të turizmit.
Por, për ministrin e Diasporës së Kosovës ekzistojnë ende barriera mes dy vendeve që duhet të kapërcehen sa më shpejt.
“Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një treg të përbashkët, pa asnjë pengesë. Pasi barrierat aktuale mund të shndërrohen edhe në pengesa për zhvillime të tjera pozitive ekonomike mes nesh”, tha Valon Murati, ministër i Diasporës së Kosovës, raportojnë mediat në Tiranë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









