Kosova
Diaspora ndihet e anashkaluar nga programet e partive
Fondacioni i bizneseve në Bavari “Besa” ka shprehur indinjatën e thellë me partitë politikë në Kosovë që, sipas tyre, diaspora nuk ka zënë pothuajse fare vend në programet qeverisëse, transmeton albinfo.ch.
“Të nderuar kandidatë për kryetarë komunash dhe asamblistë, me interesim të madh jemi duke ndjekur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Neve në Fondacionin e bizneseve në Bavari “Besa”, na habit fakti së asnjë komunë nuk ka në agjendën programore qeverisëse pjesëmarrjen e diasporës, gjë për të cilën jemi tejet të zhgënjyer, duke pasur parasysh se gati çdo familje në Kosovë ka anëtarë të tyre jashtë vendit. Diasporës tanimë nuk i mjafton që kalimthi të thuhet se do t’i mirëpresim investimet kapitale, duke e konsideruar atë si CASH COW. Ne kërkojmë nga ju që diaspora të këtë në dispozicion vendimmarrjen. Me vendimmarrje në institucione rritet besueshmëria e investitorëve të diasporës kosovare dhe miqve evropianë”, theksohet në reagim.
Fondacioni “Besa” ka kërkuar edhe nga mediat në Kosovë që në debate të ndryshme të përfshihen ekspertë nga diaspora.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










