Lajme
Diaspora mund të paraqitet “online” për të votuar në zgjedhjet e dhjetorit
Diaspora mund të regjistrohet për të votuar përmes aplikacionit elektronik, të vendosur në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni
Zgjedhësit në diasporë mund të paraqiten për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor 2016 nëpërmjet një aplikacioni të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan albinfo.ch.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se për herë të parë aplikohet sivjet një praktikë e këtillë e regjistrimit, me qëllim që qytetarëve të cilët janë për qëndrim apo punë të përkohshme jashtë vendit t’u mundësohet mënyrë më e lehtë e paraqitjes për votim për ta realizuar të drejtën e tyre të votës.
Aplikacioni duket të jetë i thjeshtë dhe ofron opsion të vetëm gjatë fillimit të plotësimit të fletëparaqitjes me atë që në pjesën e numrit të amzës shënohet vetëm numri i amzës i qytetarit dhe për shkak të mbrojtjes së vetë aplikacionit, ka numra të cilat e ofrojnë këtë mbrojtje.
“Në të njëjtin moment kur klikohet që të vazhdohet me hapat e mëtejmë, aplikacioni i gjeneron të dhënat e tjera, të cilat janë të vendosura në Listën zgjedhore, do të thotë të dhënat e vetë qytetarit – emri dhe mbiemri, ndërsa në pjesën e të dhënave reale do të tregohet edhe emri i njërit prej prindërve”, citojnë mediat në Shkup Admir Shabanin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Zgjedhësit në diasporë mund të përzgjedhin vendin se ku dëshirojnë të votojnë nëse ka më shumë se një zyrë, ambasadë apo përfaqësi konsullore diplomatike (PKD).
Në momentin kur qytetari e dërgon fletëparaqitjen, ajo mbërrin në KSHZ dhe fillon faza e përpunimit të saj.
Qytetari është i obliguar ta shkruajë e-mail adresën e tij, me qëllim që KSHZ-ja të vendosë komunikim me të, respektivisht të dërgojë informatë, e cila ka të bëjë me paraqitjen e tij. Shkruhet edhe numri i dokumentit valid për udhëtim të qytetarit. Këtu qytetari i RM-së duhet të parashtrojë dokument, me çka do ta konfirmojë qëndrimin në vendet e huaja.
Linku online:
https://dijaspora.sec.mk/
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










