Maqedonia
Diaspora hap dyert e eksportit
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se krijimi i një brendi në fusha të ndryshme paraqet një proces që kërkon kohë e që matet me një periudhë së paku pesëvjeçare, mjete financiare dhe resurse të tjera të çmuara që shpesh edhe ju mungojnë afaristëve shqiptarë

Në Maqedoninë Perëndimore nuk mungojnë prodhues të suksesshëm që shesin jashtë e të cilëve dyert e Evropës ua ka hapur diaspora. Megjithatë kriza politike ka ndikuar ngjashëm si te i gjithë biznesi në Maqedoni, që edhe kompanitë shqiptare në një pjesë të madhe të orientohen më shumë në stabilizim të biznesit dhe jo zgjerimin e biznesit të orientuara në eksport, shkruan gazeta KOHA në Maqedoni.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se në të ardhmen, me stabilizimin gradual të gjendjes politike, mund të presim edhe realizimin e planeve të investimit të më shumë kompanive anëtare të OEMVP-së, të kemi rritje të brendimit, por edhe të eksportit të bizneseve shqiptare në Maqedoni.
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se krijimi i një brendi në fusha të ndryshme paraqet një proces që kërkon kohë e që matet me një periudhë së paku pesëvjeçare, mjete financiare dhe resurse të tjera të çmuara që shpesh edhe ju mungojnë afaristëve shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Madje, shtojnë ata, edhe në nivel të Maqedonisë si shtet – në 25 vitet e kaluara kemi numër që nuk kënaq krijimin e brendeve të suksesshme, dhe të cilët kanë gjetur rrugën e tyre në tregun evropian.
“Kompanitë ndërtimore nga Maqedonia Perëndimore kanë ndërtuar brende dhe shesin prodhimet e tyre jo vetëm në rajon, por edhe në shtetet perëndimore duke i falënderuar faktit se dallohet si me çmime ashtu edhe me cilësi. Megjithatë, nuk mund të jemi të kënaqur me interesimin për brendimin dhe mbrojtjen e markave tregtare. Apo ndoshta në këtë drejtim pengesë mund të jenë edhe procedurat e stërzgjatura për sigurimin e dokumenteve që i paraprijnë procesit të mbrojtjes së markës tregtare. Gjithashtu, bizneset shqiptare janë relativisht të reja në treg, andaj së pari nevojitet të stabilizohen në tregun vendor të Maqedonisë e pastaj të mendojnë për të depërtuar në tregun e jashtëm”, thotë drejtori i OEMVP-së, Drilon Iseni.
Në ndërkohë, Iseni shprehet se në OEMVP-së ekziston një infrastrukturë e gatshme që mund tu ndihmojë bizneseve në brendimin e prodhimeve.
“Në kuadër të OEMVP-së vepron edhe Klubi i prodhuesve industrial, ku ideja është që të kemi një grupacion në një vend me sektorë specifik. Gjithashtu, ai është pjesë e Forumit prodhues mbarëkombëtar shqiptar. Në kuadër të Odës ekziston dhe ofron shërbimet edhe Qendra për pronësi industriale dhe mbrojtjen e markave tregtare që mund të shfrytëzohet nga ana e anëtarëve të Odës me çmime të leverdishme lidhur me brendimin dhe mbrojtjen e markës tregtare”, thekson më tej ai. Iseni shton më tej se OEMVP angazhohet që kompanitë prodhuese të sjellin teknologji të reja, apo “knou hau” nga jashtë me qëllim që të krijojnë vlerë të shtuar të prodhimeve të tyre, por për këtë – megjithatë nevojitet që së pari të zënë vendin e tyre në tregun vendor dhe pastaj të mendojnë për tregjet e jashtme”.
“Diaspora veçmë e ka luajtur rolin e saj duke ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me dhjetëra e dhjetëra kompani që eksportojnë nga Maqedonia Perëndimore jashtë shtetit e që posedojnë edhe cilësi të nevojshme për tregjet perëndimore. Me fjalë të tjera, ekzistojnë më shumë shembuj të eksportit të suksesshëm të cilëve dyert e Evropës ua ka hapur diaspora”, thotë Iseni.
Nga OEMVP thonë se bizneset nga Maqedonia Perëndimore duhet të shqyrtojnë mundësitë dhe të investojnë në përpunimin dhe paketimin e prodhimeve blegtorale dhe bujqësore, prodhimtarinë e ushqimit organik, industritë kreative, teknologjinë informatik.
Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se krijimi i një brendi në fusha të ndryshme paraqet një proces që kërkon kohë që matet me një periudhë së paku pesëvjeçare, para dhe resurse të tjera të çmuara.
Ndryshe, në vitet e kaluara, ekonomia vendore dallohej për nga frika nga investimi në ide të reja dhe niveli i ulët i vetëdijes për dobitë që sjellin inovacionet në zhvillimin dhe rritjen e bizneseve. Sipas ekonomistëve, niveli i ulët i vetëdijes i bizneseve që pak aplikojnë inovacione në punën e tyre ndërlidhet jo vetëm me mungesën e mjeteve financiare, por edhe me mungesën e kuadrit të specializuar në këto firma për zhvillimin e ideve, prodhimeve dhe shërbimeve të reja që bizneset hezitojnë ti punësojnë. Gjithashtu, ekonomistët duke shpjeguar dobitë që sjellin risitë në biznes, thonë se inovacionet nuk nënkuptojnë vetëm shpikje të mëdha dhe të shtrenjta, apo prodhime dhe shërbime të reja. Risi mund të jetë edhe përmirësimi i procesit prodhues, vendosja e sistemit të ri menaxhues e kështu me radhë. Vlerësohet se vendosja e inovacioneve ndikon edhe në rritjen e eksportit, fuqizimit të bizneseve vendore dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €