Lajme
‘Diaspora Flet’, konferenca që bashkon ambasadorë, kampionë e profesionistë nga diaspora shqiptare
Vetëm tri ditë kanë mbetur deri në mbajtjen e konferencës virtuale Diaspora Flet, e cila këtë vit vjen me temën ‘GlobAL2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno.’
Diapora Flet 2020 sjell edicionin e saj të dytë me datë 19, 20, dhe 21 Nëntor, me sesione të shumta diskutimi, fjalime, hapësira promovuese, panair, ankande, ngritje të fondeve, si dhe mundësi rrjetëzimi.
Pjesë e Konferencës ‘Diaspora Flet’ do jenë emra me renome si: Presidentja Atifete Jahjaga, Biznesmeni dhe Filantropi Elvin Guri, ekspertin ndërkombëtar në çështje të diasporës, Kingsley Aikins, kampioni i boksit, Robin Krasniqi, ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana; Këshilltari Bashkiak i Nju Jorkut, Mark Gjonaj; Ministri i shtetit Shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko; Kryetarja e Parlamentit të Kantonit të Luzernit, Ylfete Fanaj, e shumë të tjerë.
Diaspora Flet 2020 ka lansuar platformën e saj virtuale e cila do të mundësojë të gjitha aspektet reale të konferencës, ku do të ketë panele diskutimi me folës nga diaspora, të huaj dhe vendet amë, punëtori me tema specifike (workshops), promovime të bizneseve, duke lidhur profesionistë të industrisë, bizneseve, komuniteteve, aktivistëve dhe ekspertëve nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës në 20 vitet e fundit.
Për pjesëmarrësit e interesuar, biletën për të qenë pjesë e Konferencës mund të blihet duke klikuar në vegzën https://www.accelevents.com/e/
Rreth agjendes, pjesëmarrësve dhe detajeve të tjerave rreth Konferencës klikoni vegzën https://germin.org/diaspora-flet/sq/
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













